Që pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP 4” të martën, katër banorë janë vendosur në një dhomë tjetër të shtëpisë, të quajtur ‘shpella’. Klajdi, Rozana, Gjesti dhe G-Bani u dënuan nga Vëllai i Madh për thyerje të rregullores.
E si pasojë të katër banorët janë edhe në nominim, e të shtunën mbrëma njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Krisa dhe Egli kanë patur një bisedë ditën e sotme në lidhje se kush mund të dalë të shtunën nga shtëpia e BBV 4.
A do i binden banorët? Zgjidhet lideri i ri i shtëpisë së BBV 4
Pjesë nga biseda:
Egli: Kush mendon se del?
Krisa: Nga ata? Përtej të gjithave, te Klajdi kam parë atë njeriun që sado është kujdesur të mos shkojë deri në fund se kohët e fundit ka shkuar, sepse është detyruar. Fakti që është aty brenda ka qenë se ra pre e provokimit të G-Banit, këtë e them.
Egli: Më thanë se erdhi e çoi
Krisa: I thoshte guxo e mu afro. E as dy minuta më përpara po zihej Gerta me Bonën, i tha Bonë s ‘të lutem se po hamë pak’. E kupton, të njëjtën gjë që tha aty, i bëri G-Bani edhe ndodhi shpërthimi, pra ra pre e provokimit. Në fakt unë do të doja të dilte pak G-Bani
Egli: Të dilte pak, e madhe kjo