BallinaKronike“Më qëlluan nga një makinë e zezë!”- Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë,...

“Më qëlluan nga një makinë e zezë!”- Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e adoleshentit! Te porta e banesës gjenden katër plumba

spot_img

Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Tiranë mbrëmjen e djeshme, në zonën e Fushë-Mëzezës.

I marrë në pyetje djali fillimisht ka thënë që “më ka gjuajtur një makinë e zezë që ka kaluar para shtëpisë”.

Por pas hetimeve, policia ka zbuluar se bëhet fjalë për një konflikt në familje. Ngjarja mësohe se ka ndodhur në oborr, ku policia ka gjetur katër plumba në portën e banesës.

Policia njofton se ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Nazmi Pëllumbi, xhaxhai i 15-vjeçarit.

Nazmi Pëllumbi, gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak Florant Pëllumbi, ka qëlluar me armë zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari, nip i tyre.

Mësohet se policia ka arrestuar Florant Pëllumbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine.

Njofitmi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar.

Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).

Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:

u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular