Nazmi Pëllumbi është 29-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili në tentativë për të vrarë vëllain e tij binjak Florant Pëllumbi qëlloi me armë zjarri nipin e tij 15-vjeçar, ngjarje e ndodhur në Fushë Mëzez mbrëmjen e djeshme (30 Janar).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa i vëllai binjak Florant Pëllumbi u arrestua pasi në banesë iu gjet një sasi kokaine.
Policia informon se:
u shpall në kërkim shtetasi Nazmi Pëllumbi, 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u arrestua shtetasi Florant Pëllumbi, 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sipas uniformave blu, 29-vjeçari tentoi të vrasë të vëllanë pas një konflikti për motive të dobëta.
Por nga të shtënat me armë mbeti i plagosur nipi 15-vjeçar (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve tek Trauma.
Adoleshenti në dëshminë e dhënë për blutë ka deklaruar se “më ka gjuajtur një makinë e zezë që ka kaluar para shtëpisë”.
Megjithatë nga hetimet ka rezultuar se kishim të bënim me një konflikt brenda familjes. Ndërkohë në portën e banesë raportohet se janë gjetur 4 plumba.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar.
Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).
Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.