Bindja Demokratike bashkohet me LZHK, Fabian Topollaj: Ofron një opozitë alternative që i ka munguar Shqipërisë
Koordinatori i Bindjes Dekokatike dhe këshilltari i Bashkisë Tiranë Fabian Topollaj, ka deklaruar se forca politike që ai përfaqëson ka shkrirë strukturat me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar.
Topollaj, deklaroi se bashkimi i disa forcave ofron një opozitë alternative që i ka munguar Shqipërisë.
“Ne kemi vendosur që Bindja Demokratike të shkrihet zyrtarisht në LZHK dhe për këtë po punojmë edhe për hapat ligjorë.
Kemi marrë këtë vendim, sepse LZHK ofron një opozitë alternative që i ka munguar Shqipërisë dhe përfaqëson vlerat më të mira të demokracisë.
Me PD u ndamë për disa arsye që unë i kam përmendur, më e rëndësishmja prej të cilave është mbyllja e listave”, tha Topallaj.