BallinaPolitikeEMRAT/LZHK emëron drejtuesit e rinj. Arben Muça caktohet Nënkryetar i Partisë. Për...

EMRAT/LZHK emëron drejtuesit e rinj. Arben Muça caktohet Nënkryetar i Partisë. Për diasporën caktohet…

spot_img

Deklaratë për mediat e LZHK/Sot është data 31 janar 2025, saktësisht dhe historikisht, është Dita e Republikës së Shqipërisë, e përcaktuar si e tillë 100 vjet më parë, me vullnet të përfaqësuar të popullit të Shqipërisë.
Nëse do të shtronim një pyetje për qytetarët, politikanët dhe historianët shqiptarë se kur daton forma “Republikë” e regjimit politik që aktualisht ka Shqipëria, ka mundësi që shumica e qytetarëve nuk e dinë, politikanët ka mundësi të mos përgjigjen fare, ndërsa historianët ka mundësi të skuqen nëse me të vërtetë njihen për të tillë.
Do të duhej të shprehej në Protokollin e Shtetit, por është shmangur. Do të duhej të shprehej për këtë datë të shënuar, së paku një shtetar i Republikës së sotme të Shqipërisë. Askush nuk foli, sikur Republika e Shqipërisë të ketë ardhur nga humbëtira.
Në fakt, pikërisht si sot 100 vjet më parë, Asamblea Kushtetuese e Shqipërisë, institucion përfaqësues i zgjedhur nga populli, më 31 janar 1925 e shpalli Shqipërinë “Republika Shqiptare” dhe zgjodhi Ahmet Zogun Kryetar të Republikës, “President” sipas njohjes ndërkombëtare, ku presidenti është edhe kryetar i qeverisë.
Populli shqiptarë i vuajtur dhe thuajse për vite të shumta i paqeverisur, kishte tani ku të mbështetej: kishte shtetin e vet, i cili do të krijonte kushtet për një kohezion më të mirë kombëtar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që i paraqiteshin vendit në ato kohëra e situata delikate.
Diktatura komuniste, jo vetëm që nuk e njohu “Republiken Shqiptare”, por edhe e dënoi me vdekje në mungesë Ahmet Zogun, shtetarin që udhëhoqi shtetin më jetëgjatë shqiptar përpara Luftës së Dytë Botërore. Diktaturës komuniste i duhej ky verdikt, midis të tjerash, edhe për ta filluar historinë e Republikës së Shqiperisë më 11 Janar 1946 dhe jo më 31 Janar 1925!
Shteti i sotëm shqiptar e përcakton që në Nenin 1, se “Shqipëria është Republikë parlamentare”, por “harron” ta njohë, me Protokoll Shtetëror, ditën e themelimit të saj, si ditë feste zyrtare, ditë përkujtimi apo ditë e shënuar. Kjo tregon për një defiçit në kulturën politike kombëtare, ndërkohë që shohim se “Dita e Republikës” renditet në kalendarin zyrtar të shumicës së shteteve në botë!

Dashamir Shehi
Qëndrime të LZHK

  1. Votës së diasporës, politika të qëndrojë larg dhe most ë ndikojë në proces:
  2. Pengesa për të miratuar votimin dhe numërimin elektronik:

Vendime të LZHK:
Ne mbledhjen e rradhes se Kryesise se Levizjes per Zhvillim Kombetar e mbajtur me date 27 01 2025 u mor vendimi !
Z . Arben Muça
Nenkryetar i LZHK
Znj. Artemida Islami Lenz
Shefe e departamentit me diasporen dhe me arsimin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular