Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se SPAK nuk ka për detyrë të ndjekë njerëz që bëjnë deklarata nëpër botë, duke iu referuar Arben Ahmetajt, pasi ai nuk është as i penduar dhe as bashkëpunëtor i drejtësisë, por një i arratisur nga drejtësia dhe SPAK po e gjeti e arreston.
“Opozita e ka bërë të qartë, thotë po na ra në dorë ne do e shkrijmë SPAK-un. Premtim anti-elektoral, shumica dërrmuese e qytetarëve, kanë perceptim pozitiv dhe janë realistë.
Nuk e nisin, që çfarë na shkoi në mendje ne, SPAK ndërsehet. SPAK fillon hetim kur ka prova. Nuk do ndjekë SPAK këdo që flet. Ka dhënë prova se është në rrugë të mbarë. Ka normalizuar hap pas hapi hetimet në sferat e larta. Kriza e drejtësisë ka qenë kriza e hetimit. Kur nuk ka hetim, çfarë do të bëjë gjykata?
Pavarësisht se po flisnim për fondet, SPAK duhet të jetë imun nga ky diskutim. SPAK është buxheti i shtetit që i jepet nga Parlamenti. Ka një mekanizëm që prodhon karrierë.
Ama, SPAK duke qenë ndërveprues dhe duke mos e varur suksesin nga kush i thotë bravo dhe kush nuk i thotë, ka për detyrë të çojë përpara drejtësisë…
Arben Ahmetaj nuk është bashkëpunëtor i drejtësisë. Arben Ahmetaj është në kërkim, ata po e gjetën e arrestojnë. Ai duhet të ekstradohet. Si do të shkosh ti?”, tha Zogaj.