Kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit do të rihapet nesër, pas lirimit të grupit të katërt të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, tha për AFP një zyrtar i Hamasit.
“Ndërmjetësuesit informuan Hamasin për miratimin e Izraelit për të hapur kalimin Rafah nesër, të shtunën, pas përfundimit të grupit të katërt të shkëmbimit të të burgosurve ”, tha zyrtari i organizatës palestineze.
Burimi anonim shpjegoi nga ana e tij se largimi i të plagosurve nga vendkalimi do të bëhet “në bazë të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe lirimit të pengjeve”.
Kushtet e marrëveshjes përcaktuan që kalimi do të hapej pasi Hamasi të lironte të gjitha pengjet femra, si edhe ushtarët e IDF-së dhe civilët.
Dy gra pengje – një ushtar dhe një civil – ishin në mesin e tre izraelitëve të liruar të enjten, ndërsa pesë shtetas tajlandez u liruan gjithashtu dje, pavarësisht nga marrëveshja.
Faza e parë e marrëveshjes kërkon lirimin e 33 pengjeve në këmbim të deri në 2000 të burgosur palestinezë.
Dhjetë izraelitë tashmë janë liruar sipas marrëveshjes – nëntë gra dhe një burrë. Tetë nga 33 konsiderohen – nga qeveria izraelite – të vdekur.
Nesër pritet të lirohen tre shtetas, në këmbim të 90 të burgosurve palestinezë të sigurisë, nëntë prej të cilëve vuajnë dënimin e përjetshëm.