BallinaLifestyleOlsi Bylyku nuk fshihet më! Pas konfirmimit të romancës, aktori i humorit...

Olsi Bylyku nuk fshihet më! Pas konfirmimit të romancës, aktori i humorit publikon foton romantike me gazetaren

spot_img

Aktori i  njohur Olsi Bylyku, pak kohë më parë ka konfirmuar edhe romancën e tij të dashurisë me gazetaren Denada Lura.

Së fundmi ai ka postuar një moment sa edhe intim mjaft edhe romantik me partneren në InstaStory-n e tij. Çifti janë shfaqur më të lumtur se kurrë teksa kanë pozuar para kamerës duke shkëmbyer puthje në buzë.

Në sfond aktori është kujdesur të përshtatë edhe një këngë të tijën, teksti i së cilës pa dyshim i dedikohet Denadës.

Edhe pse ai është treguar mjaft i rezervuar për romancën e tij të re e të shumëpërfolur, një urim për mikeshën e tyre konfirmoi indetitetin e bjondes misterioze që Olsi postoi gjatë verës teksa e uroi dhe për ditëlindje.

Ka qenë një postim në profilin e Sara Gjordenit që ka zbuluar gjithçka. Ish-missi ka publikuar një foto të luleve dhe kartolinës që Olsi dhe Denada i kanë dërguar pas ardhjes në jetë të vajzës së Sarës dhe Bardhit.

 Kaq ka mjaftuar për t’i dhënë fund thashethemeve dhe aludimeve për lidhjen mes tyre, e cila ka nisur jo shumë vonë pas ndarjes së Olsit nga Egli, me të cilën kishte disa vite bashkë.Gjatë kohës që kanë qënë bashkë çifti është shprehur se kanë pasur shumë keqkuptime dhe shume toksicitet në marrëdhënien e ty

Olsi-Bylyku-Egli-tAKO-pANORAMA-pLUS

Aktori i humorit është shprehur gjithashtu se ka qenë shumë i dhënë ndaj marrëdhënies së tyre që të ishte sa më perfekte dhe nga ky dedikim i madh ka lënë pas dore shumë gjëra të tjera. Brenda shtëpisë së Big-Brother Vip Olsi ka thënë se:

“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar por dhe unë doja të njoh veten. Këtë fushë nuk është se e njohim, se po të jenë dhe prindërit deri diku në këtë fushë ndoshta edhe mund të të japin ndonjë këshillë. Ndërsa unë isha me atë idenë që ‘po kjo është partnerja ime’ ndërkohë që qoftë për mua, qoftë për ish-partneren time që unë gëzoj shumë respekt, ndoshta dhe ne vetë duhet të njihnim veten dhe të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira apo momenti.

Unë sot e kësaj dite them me vete ‘a kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar’. Ndoshta ka qenë deri  diku afeksion i fortë që unë kam dashur të të jem me këtë, por jo ajo dashuria që… sepse në momentin që unë e shikoja që isha më shumë i dhënë sesa duhet, në kuptimin që po më kalonte koha për gjërat e tjera duke u mundur që marrëdhënia të ishte sa më perfekte”, tha Olsi.

Asaj kohe këngëtarja Egli Tako ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell  ku ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.

Ndërsa është shprehur se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo ka theksuar se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive. Ajo nuk e ka mohuar se ndjen ende mall për të.

“Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.”- ka thënë ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular