Ish-kryetari i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbanit, është larguar nga zyra e tij, pasi ka përfunduar orarin zyrtar të punës. Siç shihet në video ish-kryebashkiaku i Partisë Demokratike në Devoll është larguar nga zyra e tij me duartrokitje nga mbështetës të shumtë, që e prisnin jashtë dyerve të bashkisë.
Ata kanë qëndruar për plot gjashtë orë para bashkisë, teksa sot ishte vendosur të konstituohej këshilli i ri bashkiak.
Nga ana tjetër, menjëherë pas largimit të Nallbatit, në Bashkinë e Devollit ka mbërritur kryebashkiaku i ri i Partisë Socialiste, i zgjedhur nga 30 qershori, Eduard Duro.