BallinaKronike“Alo, djali juaj ka bërë aksident, duhen para për…” Mashtroi të moshuarin...

“Alo, djali juaj ka bërë aksident, duhen para për…” Mashtroi të moshuarin në Greqi duke i marrë 35 mijë euro! Dënohet me pesë vite burgim shqiptarja

spot_img

Një Gjykatë në Greqi ka dënuar me pesë vite burgim 31-vjeçaren shqiptare, që i mori përmes mashtrimit të moshuarit grek 35 mijë euro.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 25 janar të muajit të kaluar.

Si e mashtroi shqiptarja të moshuarin

Mesditën e 25 janarit i moshuari merr një telefonatë nga një person i panjohur (mik i shqiptares), i cili i komunikon të moshuarit banues në ishullin e Ko, se djali i tij ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe se nga aksidenti ka mbetur i vrarë një shqiptar.

I panjohur i tha të moshuarit se përgjigjej për aksidentin ishte djali i tij, teksa i kërkoi shumën prej 80 mijë eurosh në mënyrë që familjarët e shqiptarit mos ta denoncojnë rastin në polic, që djali i të moshuarit mos shkojë në burg.

Ata i kërkuan paratë edhe për të bërë transportin e viktimës nga Greqia në Shqipëri.

Kaq u desh që i moshuari të besojë të panjohurin dhe t’i dërgoj s fillim 35 mijë euro, pasi nuk dispononte më shumë.

Në nxitim e sipër i nuk mori në telefon të birin por shkoi ne vendtakimin që caktuan për të dhënë para.

Pasi i dha paratë, i mohuari kuptoi se u mashtrua dhe denoncoi rastin në polici. Pas denoncimit 31 vjeçarja shqiptare u gjet dhe u arrestua.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular