BallinaEkonomi23 vjet nga themelimi/Ja të gjitha arritjet e Dhomës Tregtisë Shqipëri-Britani e...

23 vjet nga themelimi/Ja të gjitha arritjet e Dhomës Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe nën drejtimin e Zenel Hoxhës

spot_img

ME 31 janar u mbushen 23 vjet nga themelimi i Dhomës Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe( Dhoma Britanike në Shqipëri),ne Anglisht thirret:Albanian British Chamber of Commerce and Industry, shkurt-ABCCI.

Dhoma Britanike në Shqipëri,ka luajtur një rol të rëndësishëm për forcimin e mardhënieve ekonomike, tregtare, arsimore, kulturole, politike, ndërmjet Britanisë Madhe dhe Shqipërisë.

Ky institucion i klasit parë, erdhi në Shqipëri me nje program ambicioz, të cilin e ka realizuar me sukses në të gjitha fushat e sipërpërmendura.

Më lejoni miq, të citoj disa nga arritjet e Dhomës Britanike në Shqipëri, përgjatë 23 vjetëve, që nga themelimi i saj.

1. Studimi per zhvillimin e Shqipërisë për 25 vite, projekt i cili iu dorëzua Qeverisë të R.Shqipërisë, në vitin 2005

2. Organizimi i bizneseve shqiptare per të marrë pjesë në panaire të rëndësishme nderkombëtare, me qender në Londër, Birmingham, Coventry, Glasgow etc. Si panairi i Bujqësisë, blegtorisë dhe i arritjeve ne keto fusha per 150 vjet,

Panairi i Turizmit në Exel Exhibition Centre Londer, qe nga viti 2003 e ne vazhdimësi, ndoshta më i madhi në botë.

Panairet e industrisë ndertimit në NEC,Birmingham

Panairi i teknologjisë informacionit, i hoteleve, restoranteve, i bio teknologjisë, i edukimit, trashëgimusë kulturore, i kantinave të verave.

Dhoma Britanike në Shqipëri ështe ideatorja, inicuesja, e bashképunimit ndermjet Parlamenteve të Britanisë Madhe dhe Shqipipërisë, që nga 29 Marsi 2006 e ne vazhdim.

Dhoma Britanike bëri të mundur fluturimet e British Airways në Shqipëri, duke filluar që nga 28 Marsi 2006, kjo u arrit, pas 2 vjet negociatash të vështira me autoritetet e British Airways.

Dhoma Britanike në Shqipëri siguroj vazhdimësinë e Air BP Albania , në Shqipëri, ndryshe do të ishte zevendesuar me Shaban Fisheku Oil, kjo per shkak te presioneve mafioze, por Dhoma Britanike i tha ndal atij pazari poshtrues.

Dhoma Britanike,kontribuoj per vazhdimësinë,larg arbitraritetit të administrates shteterore ndaj Vodafone, si edhe te shume kompanive te tjera te huaja dhe shqiptare.

Dhoma Britanike është iniciuese e projekteve te edukimit profesional, ne fushat si: e IT, bujqësisë, blegtorisë, të sherbimeve bankare per fermerët, etj, qe do kishin sjellur ndryshime rrenjësore, prespektive per te rinjtë shqiptarë, nëse qeveritë e radhes qe nga viti 2003 do te kishin degjuar, bashkepunuar me ekspertët britanikë dhe vendas, të organizuar nga Dhoma Britanike në Shqipëri.

Dhoma Britanike në Shqipëri është promovuesece Gjuhës Angleze në Shqipëri.Ajo ka meritën e veçantë, që në bashkepunim me Unionin Anglishtfolës në Londër, zv. Rektorin e Universitetit të Cambridge, Qeverinë Shqiptare u bë e mundur njohja e Gjuhës Angleze, si gjuha e dytë zyrtare në vendin tonë, kjo që nga 25 Tetori i 2010.

Dhoma Britanike e shtrirë ne tërë territorin e R.Shqipërisë, ka bashkëpunuar ngushtë me bizneset lokale, pushtetin lokal, e atë qendror, si bashkëpunëtore dinjitoze, në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik, social. Dhoma vazhdon të jetë kritikuese e ashpër ndaj institucioneve që, sa herë ato padrejtësisht kanë marre masa arbitrare,kundër bizneseve.

Dhoma Britanike ka organizuar takime, konferenca në Londër, ku pjesëmarrës kanë qenë biznese, perfaqësues të institucioneve lokale e qendrore shqiptare si edhe homologë të tyre nga Anglia.

Vlen të permendim, vizita njohëse, trainuese ne Angli, të drejtuesëve të Bashkive, Qarqeve, Prefekturave, të institucioneve qendrore të Tatim-Taksave, të Qendres Kombëtare të Biznesit( QKB) nga Shqipëria në institucionet perjatëse Britanike. Për të gjitha këto aktivitete Dhoma Britanike ka marrë vlerësime shumë pozitive nga pjesëmarresit. Përgjigja e tyre ka qënë: “Faleminderit! U njohëm nga afër me institucione, partnerë britanikë, ato ishin një shkollë për ne”. Motoja jone ishte dhe eshtë: ndryshimi i mentalitetit vendas, permes eksperiencës britanike, si vendi ku mund të mesojmë shumë gjera me vlerë, te cilat vlejnë, per nje zhvillim të shpejtë e bashkëkohor të vendit tonë.

Dhoma Britanike, ka bashkepunuar ne vite me institucionet arsimore, si shkollat tetë vjeçare, te mesme, unversitetet, prindërit e nxenesve, studentëve, duke sjellur pervojen me të mire britanike në fushën e arsimit.

Ajo ka motivuar, organizuar të rinjtë per te marrë pjesë ne aktivitete , konkurse, kombetare dhe nderkombëtare.

Dhoma ka këshilluar të rinj, prindërit e tyre me synim edukimin femijëve ne Britani të Madhe, janë me 10-ra, studentë që janë diplomuar në universitete prestigjioze ne Britani te Madhe, shumica prej tyre sot drejtojne bizneset e tyre ne vendin tonë.

Dhoma Britanike vazhdon të punoje pa u ndalur ne sherbim te anetareve, bashkepunetorëve te saj dhe te dy vendeve, si Shqipërisë, po ashtu edhe të Britanisë Madhe.

Dhoma Britanike ne Shqiperi, luajti rol parësor per sjelljen e vaksines anti-covid ne vitin 2020-21, në Shqipëri, ajo bashkepunoj ngushtë me qeverinë britanike per te vendosur ne listen prioritare Shqiperinë, per kete ne disponojme fakte, qe konfirmojne bashkepunimin direkt me KM Boris Johnson dhe Ministra te kabinetit te tij. Dhoma Britanike ishte shpresë e madhe per anetarët e saj dhe mbare popullin shqiptar, ne ato ditë të veshtira. Dhoma siguronte informacionin e saktë e të persekondshëm, ne rang global, se çfare po ndodhte në ato ditë të veshtira per banorët e Planetit tonë, ajo dha shprese, ngjallte optimizem, kur shumekush e kishte humbur atë, e gjitha kjo falë Zotit, qeverisë britanike e cila investoj, me shume se çdo qeveri ne botë, per te sjellur ne kohe rekord shpresen te njerezimi, duke shpikur vaksinen shpetuese, si edhe duke qene e para ne hartimin e terapise sheruese. Dhoma jonë luajti rolin e jashtezakonshëm ne ato momente tepër të veshtira per njerëzimin.

Mund te vazhdojmë pa u ndalur per të pershkruar ato që kemi arritur në keto 23 vite, por fokusi ynë tashmë edhte te e ardhmja. Dhoma Britanika sapo ka nisur projektet e saj bashkekohore, per nje transformim rrenjesor te saj. Koha per futjen e Inteligjencës Artificiale ne te gjitha fushat e jetes, qe nga mjekesia, industria, bujqësia, mirë administrimi i bizneseve, permes trainimeve e futjes ne perdorim te teknologjive bashkekohore, mire qeverisja e vendit, te gjitha keto do te ngjitin vendin tone, mbarë njerezimin ne nivele te pa imagjinueshme më parë.

Me kete rast falenderojme te gjithë ata që na besuan, dhe na u buashkuan ne keto vite të misionit tonë të pa ndalshëm, ne sherbim te biznesit, dhe te zhvillimit te vendit tonë, si edhe te forcimit të mardhenjeve me Britaninë, aleatin tonë të pa lekundur prej 123 vjetësh, por edhe më shumë. Aty ku eshtë Britania është demokracia, paqja, prosperiteti. Krenar per arritjet tona! Nderim per të gjithë ata që na besojnë në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit të pandalshëm.

Zenel Hoxha

President i Dhomës Tregtisë Shqipëri Britani e Madhe

Dekoruar nga Presidenti Bujar Nishani, me 10 Prill 2017, me Urdhërin e Lartë: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, per kontributin e mësipërm, si edhe per sjelljen e pluralizmit në Shqiperi, si nje nga drejtuesit kryesorë të Levizjes Dhjetorit dhe te PD qe nga 9 Dhjetor 1990, kontribues i madh per lirinë e Kosovës.Shqiptar 24 orë te çdo dite në sherbim te atdheut, kombit, njerëzimit.

Dekoruar me Urdherin e Lartë të Austrisë, 21 Prill 2017, etj.

Prind që kam rritur dhe edukuar 6 femijë, per te cilët jam shumë krenar, për atë që ato jane, si shqiptarë të suksesëshem, me diploma universitare britanike, ne sherbim të Shqiperisë,njerëzimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular