Të shtëna me armë zjarri në drejtim të policisë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani raporton se dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy personave.
Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Dyshohet se është qëlluar në drejtim të një patrulle policia. Efektivët kanë hequr disa kamera sigurie në Linaj të Malësisë së Madhe dhe dy persona kanë qëlluar policinë.
Disa shtetas janë shoqëruar në komisariatin e policisë në Malësinë e Madhe. Deri tani nuk raportohet për të plagosur.
Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes.