BallinaLifestyleVIDEO/ “Më i mirë si futbollist se në shtrat”, aktorja e filmave...

VIDEO/ “Më i mirë si futbollist se në shtrat”, aktorja e filmave po*no konfirmon historinë me Iker Kasijas: Më tha se më do, tani nuk i përgjigjet mesazheve

spot_img

Klaudia Bavel, një aktore filmash porno dhe aktualisht një nga modelet më të njohura në “OnlyFans”, ka konfirmuar se ka qenë në një lidhje me Iker Kasijas, ish-futbollistin e Real Madrid dhe Spanjës.

28-vjeçarja zbuloi në një emision televiziv se fillimisht ishte njohur me ish-futbollistin e famshëm nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale, ndërsa më pas kishin filluar të frekuentonin njëri-tjetrin, në një histori që ishte ndërprerë sapo në media u publikuan foto të të dyve bashkë. Ajo bëri të ditur se Kasijas nuk i kthente më përgjigje që kur këto foto u publikuan në media dhe ai i kishte cilësuar si ‘spektakolare’, duke mos konfirmuar një histori mes tyre.

“Marrëdhënia ime me Iker Kasijas nisi fillimisht si një miqësi. Kur filluam të takoheshim personalisht, kishim një lidhje të hapur që pastaj vendosëm ta bënim të mbyllur. Iker e di se çfarë ka pas atyre fotove. Mua më duket vetja si e lënë mënjanë”, tha Klaudia e cila zbuloi se në një moment të dy i kishin thënë njëri-tjetrit “të dua”.

E ngacmuar më pas për intimiteti me ish-portierin, ajo nuk ngurroi të lëshonte një thumbim. “Nëse më pyet se si ishte Iker në shtrat, unë do të thosha se është më mirë si futbollist”, the ajo në intervistën ku publikoi edhe disa mesazhe zanore të ish-portierit, të cilin e etiketoi “me raste kurnac”.

“Nuk e kuptoj se pse nuk iu përgjigje mesazhit tim të fundit, nuk e kuptoj se pse më jep pëlqime dhe në ndjek në rrjetet sociale dhe thua se nuk sheh asgjë në fotot që ne jemi bashkë”, tha ajo në një mesazh të fundit drejtuar Kasijas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular