BallinaAktualitet“I qëndruam fjalës së dhënë”/ Endri Hasa: Koalicioni Euroatlantikë do jenë alternativë...

“I qëndruam fjalës së dhënë”/ Endri Hasa: Koalicioni Euroatlantikë do jenë alternativë për shqiptarët në zgjedhjet e 11 majit

spot_img

Kryetari i Koalicionit Euroatlantikë, Endri Hasa, në një intervistë për Euronews Albania foli për alternativen që do të paraqesin në zgjedhjet e 11 majit. Hasa tha se e rëndësinë është diskutimi i alternativave politike për shqiptarët dhe se politika nuk bëhet nga kryetarët e partive, por nga njerëzit dhe partitë që janë bashkime vullnetarësh.

Ai shtoi se ajo që është me rëndësi është misioni dhe programi që ofron ky koalicion, i cili do të paraqesë alternativën e tij në zgjedhjet e 11 majit. Hasa më tej tha se ky koalicion është i angazhuar për të ofruar një alternativë të qartë dhe të besueshme, duke u fokusuar tek kandidatët dhe njerëzit që përfaqësojnë këtë alternativë në çdo cep të Shqipërisë.

Unë besoj që e rëndësishme për publikun, për shqiptarët është të flasim për politikë, të flasim për alternativë, të flasim për atë që mund t’i ofrojmë shqiptarëve. Nuk besoj se, siç nuk kam besuar asnjëherë që politikën e bëjnë kryetarët e partive. Politikën e bëjnë njerëzit dhe partitë politike e fundja fare janë bashkim vullnetar njerëzish. Ajo që është e rëndësishme është të flasim këtu për atë që është misioni jonë, çfarë është programi dhe çfarë duam t’i ofrojmë shqiptarëve në 11 maj. Teknikalitetet që në shumë raste janë më shumë teknikalitete juridike, sepse në vetvete partinë e bëjnë njerëzit, partinë e bën misioni dhe partinë e bën alternativa. Dhe ajo që Koalicioni Euroatlantikë merr përsipër, është paraqitja në zgjedhje e kësaj alternative. E asaj alternative që demokratët euroatlantikë duan t’i ofrojnë shqiptarëve në 11 maj duke i qëndruar fjalës së dhënë. Fjalës së dhënë që në 11 qershor, që ne me çdo kusht do të shohim para shqiptarëve alternativën e programit që kemi paraqitur, alternativën e demokratëve euroatlantikë për zgjedhjet e 11 majit. Nuk është e rendësishme kush janë kryetarët, e rëndësishme është kush janë kandidatët, kush janë kandidatët në çdo cep të Shqipërisë, kush janë njerëzit që përfaqësojnë alternativën tonë dhe kush janë njerëzit që do të çojnë përpara një alternativë e cila do t’i japi shqiptarëve diçka ndryshe, diçka që bëhet nga njerëz që besojnë tek vlerat dhe jo njerëz që besojnë tek individët. Ne jemi jashtë kultit të individit” – u shpreh Hasa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular