Kryeplaku i fshatit Çorrush në Mallakëstër, Ismet Zenelaj, foli në lidhje me ngjarjen e rëndë për dy vellezerit e mioshuar të cilët u gjetën të pajetë në banesën e tyre të rikonstruktuar rreth tre vite më parë, nga Bashkia Mallakastër.
“Më lajmëroi kryeplaku i lagjes Barjam Allkaj, se një prej gjitonëve të të moshuarve e ka njoftuar se prej një jave nuk i kanë parë të dy vëllezërit, ndaj erdha menjëherë për të parë nga afër situatën.
Dera ishte e mbyllur dhe mora një shkallë ku munda të shoh nga dritarja. Njëri prej tyre kishte rënë në mes të korridorit, ndërsa tjetri paksa i zhveshur, por nuk arrita t’i dalloj mirë.
Era e trupave ndihet edhe jashtë banesës ka thënë Zeneli, gjë që tregon se mund të kenë ndërruar jetë prej disa ditësh. Të dy vëllezërit jetonin të vetëm me pensionet e pleqërisë”, tha ai.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se ka nisur një hetim në lidhje me këtë ras