BallinaIntervistaZenel Hoxha: Shqipëria në krizë, ka dalë nga harta e investimeve...

Zenel Hoxha: Shqipëria në krizë, ka dalë nga harta e investimeve të huaja, qeveria sytë nga orienti

spot_img
spot_img

Kreu i Dhomës shqiptaro Britanike Zenel Hoxha, është mjaft aktiv në media dhe jo vetëm për të promovuar Shqipërinë por edhe për të sjellë investime të huaja në këtë vend që ka shumë nevojë. Por pavarësisht dëshirës së tij, tentativës për të bërë të pamundurën që ky vend të ketë sa më shumë investitorë të huaj britanikë dhe jo vetëm, gjërat në vendin tonë nuk po shkojnë mirë, për të mos thënë që po shkojnë shumë keq. Në një intervistë me Rezar Xhaxhiun në FaxNews, Zenel Hoxha i bën një skaner zhvillimeve në vend, krizës së thellë politike dhe ekonomike që ka përfshirë Shqipërinë. Në këtë intervistë do të gjeni përgjigjen e shumë pyetjeve që moderatori i ka bërë zotit Hoxha.


Sa do të reflektohet kjo drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë në performancën e ekonomisë shqiptare. Ekonomia tani po punon me motor të ngadaltë?
Në një vend të vogël si Shqipëria çdo shqetësim, çdo erë e lehtë po ta krahasonim kështu, do të kishte impakt në mbarëvajtjen e jetës së vendit dhe aq më tepër në atë ekonomike. Kriza prej mëse 6 muajsh tashmë është krizë e stërzgjatur. Unë mendoj së shqiptarët janë mësuar me kriza të tilla, po ti referohemi historisë së 30 vjetëve, sidomos po të kujtojmë 97 dhe ajo periudhë pothuajse zgjati 6 muaj edhe më shumë. Ndërsa rikuperimi ekonomik i krizës së asaj kohesigurisht që e ndjejmë ende edhe sot.
Por kriza ekonomike aktuale është shumë dimensionale. Nuk ka nisur vetëm 6 muaj më përpara.Unë mendoj se Shqipëria është në krizë ekonomike po t’i referohemi fakteve që potenciali i saj mund të siguronte rritje ekonomike edhe dyshifrore në qoftëse do të kishim menaxhim të saktë, por fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur. Ka pasur momente pozitive siç ishte periudha 2005-2009. Ishte një lëvizje e mirë pas 2013, ardhja e dy investitorëve e TAP dhe Statcrafti ishte një prelud i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, sepse duke u nisur nga roli ynë që kemi për të promovuar Shqipërinë tek investitorët e huaj duke ardhur këto dy kolona ne u munduam mjaft si dhomë e tregtisë bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë ti marketojmë në sytë e investitorëve britanik konkretisht për faktin sepse njëri nga investitorët është BritishPetrolium dhe për këtë dhoma britanike organizoi një sërë aktivitetesh të përvitshme që nga themelimi i saj. I intensifikuam lëvizjet tona sepse ishte një moment i artë për t’i treguar investitorëve britanikë, por edhe më gjerë sepse dhoma është hapur edhe për investitorë nga vende të tjera, sepse tashmë Shqipëria nëpërmjet këtyre dy gjigandëve do futet në hartën e investitorëve të huaj. Por, fatkeqësisht ashtu siç hymë ne edhe po dalim. Pse? Sepse nuk kemi asnjë investitor të kalibrit të këtyre të dyve dhe as në përmasa më të vogla fatkeqësisht. Sytë e qeverisë tonë dhe administratës tonë janë të drejtuar kryesisht nga orienti këto vitet e fundit. Nisën edhe me fenomene të tjera siç janë PPP të cilat kurrë nuk njohën konkurrim të ndershëm. Për projekte gjigande do të ishte e udhës që të kishte konkurrencë të ndershme dhe do të ishte një mundësi ideale për të ftuar gjigandë të tjerë për të qenë pjesë të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Nuk ndodhi, arsyet gjithsecili prej nesh i di. Nga historia ime si inxhinier në vitet që  para 90 ne kur ndërtonim një vepër të vogël ishte këshilli teknik, por në këshillin teknik ishte edhe këshilli i oponencës dhe do të përdorej si taholl derisa projekti të merrte miratimin e duhur me të gjitha parametrat e nevojshëm objekte që edhe sot e kësaj dite i rezistojnë kohës. Ndërsa për këto projekte të mëdha nuk ndodh një garë e ndershme nuk pati një oponencë financiare edhe teknike me qëllim që të krijohesh mundësia për të garuar edhe operatorë ndërkombëtarë.
Ju keni shumë kontakte me biznesmenë afaristë britanikë edhe të tjerë. Jam kurioz si e refuzojnë investitorët britanik Shqipërinë çfarë thonë?
Së pari pyetja e parë është që do të marrim gjykim të ndershëm, nëse do të kemi një problem kontraktual me një klient apo operator tjetër në Shqipëri; përgjigjia ende është jo, sepse tashmë siç dihet komunikimi elektronik bën të mundur që ata të jenë në kontakt me lajmin e fundit pa patur nevojë edhe për zbukurimet nga të tjerët, por edhe kur ne do të mundohemi ta prezantojmë Shqipërinë pasi ne si shqiptar përpiqemi ta  prezantojmë vendin tonë jo duke e maskuar atë, por duke gjetur mënyrën më të mirë të prezantimit të saj edhe kur ka probleme.
Nga rezervohet sot një afarist?Ai që sheh që goditet me molotov kryeministria nuk e di që ka edhe një Shqipëri normale. Si arrijmë ne ta bindim?
Në sytë e botës Shqipëria ende ka imazhin e 91 dhe për më tepër të 97 dhe do të ishte e udhës që ky vend tashmë të mos kishte as edhe shqetësimin më të vogël, mundësisht në dekada e në shekuj, jo se do të kishim riciklim të krizave dhe problematikave në vendin tonë. Edhe një aspekt  tjetër është në botën e zhvilluar ekzistojnë protestat, kam parasysh protestën e studentëve që ndodhi në Britaninë e Madhe duke patur parasysh që një nga studentët hodhi nga një lartësi një send të fortë. Në këtë kontekst thashë nuk janë shumë të shqetësuar nga protestat politike, por në vende si Shqipëria atyre ju bashkëngjiten problemet dhe problemet realisht qëndrojnë siç thamë, drejtësia është e kapur,  sistemi fiskal është diskriminues për më tepër nuk ka garë të ndershme, monopolet në vend që të zhdukeshin janë përforcuar.Lista e shqetësimeve është shumë e madhe dhe në vend që të minimizohen problemet janë. Edhe për projektet e mëdha të cilat kanë marrë dhënë të huajt e dinë projektet infrastrukturore të viteve të fundit deri dhe muajve të fundit siç ishte rasti i Unazës së Re ku është e paprecedentë që  1 km 2 të kushtojë 20 milion.
A ka sot prezencë të biznesit britanik në Shqipëri përveç se këtyre dy shtyllave kryesore që përmendët?
Ne kemi qenë të përqendruar që në hapat tona të parë që në Shqipëri duhet të kishte prezencë të operatorëve të mëdhenj ndërkombëtar me qëllim që të kishte dy avantazhe, e para që ato sjellin një zhvillim më të shpejtë e dyta do të futej Shqipëria në hartën e investitorëve të huaj kur është një operator i fuqishëm ndërkombëtar. Në këtë aspekt numri i bizneseve britanike në Shqipëri janë prezent po të kemi parasysh që tregu ynë është shumë i vogëlmendoj që prezenca e tyre është shumë e madhe, kemi Vodafone në Shqipëri, supervizorin e projektit të madh Statcrafti është britanik ka ardhur nga Dhoma në vitin 2009, tjetër është BritishAirëay edhe ajo është frut i punës së dhomës, në fushën e naftës ështëShell dhe ata janë shumë të entuziazmuar me gjetjet dhe zbulimet e tyre. Pra, janë prezent por do të kishim dëshirë të ishin më shumë.
Në qershor zhvilloi punimet  forumi ekonomik për mundësitë e rritjes së biznesit britanik me Shqipërinë. Kemi rezultate konkrete?
Dy vitet e fundit ne kemi përqendruar të gjithë vëmendjen  tonë në energjinë e rinovueshme.  Shqipëria me mbështetjen e BERZH dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare tashmë ka një paketë ligjore cilësore përsa i përket zhvillimit të këtij sektori kaq të rëndësishëm për të ardhmen dhe diversitetin të sistemit energjetik të vendit tonë, por përsëri ka probleme siç thashë. Pati përfaqësues të qeverisë në Londër të cilët komunikuan direkt me investitorët britanik dhe premtuan që do të jetë garë e ndershme, por nuk rezultoi kështu. Siç dihet pjesën e Luanit e mori investitori indian i cili dihet që ishte një anonim dhe nuk e dimë ende çfarë po bëhet me të dhe dihen edhe arsyet përse nuk po dëgjojmë asgjë, secili e di.
Sa është e politizuar ekonomia e 2019 , kemi ne sot një vlerësim politik të ekonomisë dhe çfarë risku ka kjo?
Është thënë vazhdimisht në takime të përbashkëta që problemi më i madh në Shqipëri është asocimi i politikës me biznesin për qëllime negative.Pra,siç dihet është tashmë i njohur divorci i biznesit nga politika do të ishte një shpërthim për komunitetin e biznesit, por do të ishte edhe një shqetësimin më i vogël edhe për vetë politikanët, sepse sot nuk do të kishim këtë problem të madh siç është korrupsioni, por secili do të kryente detyrat e veta. Në këtë aspekt siç e thatë edhe ju në prezantimit që bëtë politika, lëvizjet e saj deri në kriza siç jemi aktualisht kanë impaktin e vet të jashtëzakonshëm për mbarëvajtjen e ekonomisë  dhe posaçërisht në komunitetin e biznesit. Në ekonominë e tregut dihet që operatori  kryesor i zhvillimit ekonomik është komuniteti i biznesit, që të jetë i suksesshëm ai komunitet dhe për pasojë dhe zhvillimi ekonomik duhet patjetër që klima në të cilën biznesi operon të jetë tepër e favorshme. Fatkeqësisht në 30 vjet biznesi has vështirësi të mëdha për shkak të kontaktit dhe presion direkt të politikës për interesat e veta. Dihet tashmë që në Shqipëri ndodhin çdo dy vjet fushata elektorale dhe ku financuesi kryesor direktështë biznesi. Që të merren para nga biznesi krijohen alternativa nga më ta ndryshme deri në presione direkte që i bëhen që të financojnë fushatën dhe padashje ato njëanësohen.
Të qëndrojmë pak këtu. Ju njihni biznesin britanik por edhe shqiptar. Njihni këta biznesmenët që kanë një fuqi të frikshme financiare. Si shpjegohet që ky komuniteti ynë i biznesit është kaq i përulur ndaj politikës ? Nuk krijon dot një fuqi që të ndikojë politikën siç ndodh në botë?
Ka një shpjegim. Shqipëria është një demokraci e re është e brishtë, nuk kemi standarde të demokracisë, ne kemi hyrë në rrugën e demokracisë, por në raport me standardet ne jemi shumë larg me gjithë prezencën e komunitetit ndërkombëtar dhe të bashkitëeuropian. Dihet që Shqipëria megjithëpërpjekjet e Komunitetit Europian, të SHBA dhe të aleatëve tanë përsëri standardet e demokracisë lënë për të dëshiruar. Ju thatë që ne jemi në kontakt me një vend që pa frikë mund të thuhet numri një përsa i përket demokracisë, nuk mund të imagjinohet një marrëdhënie siç ndodh në vendin tonë e biznesit me politikën.  E para unë nuk kam dëgjuar në 25 vjet atje që të ndodhi ky financim për fushatën, atje anëtarësia e partive që shkon në 100 mijë kontribuon me 5 paund, me 1 paund ose 10 paund, por ata që bëjnë fushatën nuk kanë nevojë që të bëjnë fushata me bumerangje sepse është një traditë e jashtëzakonshme e të bërit politik në atë vend, nëse dikush tenton të bëjë ai është i mbaruar që në nisje. Në Britaninë e Madhe është sistemi mazhoritar i votimit, kurse Shqipëria bëri eksperimente dhe një ndër arsyet pse kemi probleme në vendin tonë është Kodi Zgjedhor, kjo e bën të mundur edhe rritjen e presionit ndaj komunitetit të biznesit kur vijnë fushatat elektorale.
Si ekonomist, rilindësit thonë se kemi një rritje ekonomike, si shpjegohet që kjo rritje nuk përkthehet në një mirëqenie, pra më shumë para në xhepa?
Sigurisht që ka paradoks, ekonomiashqiptare është një ekonomi konsumi, nuk është prodhuese dhe nëse kanë ndodhur ato shifra të rritjes ekonomike, janë të përmbledhura siç është rasti konkret kontribuuesi kryesor aktualisht  në rritje ekonomike janë dy projektet më të mëdha që përmenda dhe në të ardhmen ne nuk do të kemi investitorë të këtij kalibri Shqipëria nuk prodhon, nuk është e gatshme për tregun europian. Kemi nënshkrimin e MSA në vitin 2006 dhe hyri në fuqi në 2009 ku u hapën të gjitha portat e BE për produktet shqiptare që të eksportohen, por mund të them që shumë pak është bërë sepse asnjë lloj investimi konkret nuk është bërë për eksportin. Britania e Madhe është vend shumë i madh, por po i referohem Maqedonisë së sa investon ajo në fushën e ekonomisë dhe në turizëm prej vitesh. Që kur ndodhi ndryshimi fiskal për turizmin vitin e kaluar ai është me një impakt jo edhe aq të madh dhe aq më tepër është shumë vonë, kurse për bujqësinë 5 milion euro janë shifra qesharake. Shqipëria duhet të investonte për produktet e saj  me synim eksportin, sepse i ka të gjitha mundësitë, bujqësia ka mundësi të eksportojë në sezone që bota nuk është në gjendje të prodhojë, mineralet nuk duhet të eksportohen bruto  por duhet të përpunoheshin, energjia, nuk duhet të rrinim ne në këtë situatë që jemi, por në momentet që nisin projekte të ndryshme përsa i përket hidrocentraleve shkatërruanambientin dhe ndërkohë asgjë nuk u bë për energjinë solare.
Kjo vjen si një mungese të vizionit të shtetarëve tanë, pra kemi patur ekonomistë të gabuar, nuk kemi patur shkollë ekonomike apo pse ndodh?
Pothuajse ju e dhatë përgjigjen, sepse po ti referohemi 30 vjetëve të fundit  dhe të shikojmë kontribuuesit në politikë shumë pak janë. Impakti më i madh ishte psh në periudhën 1997-2001 ku patriotë të mirëfilltë pavarësisht se cilës parti i përkisnin pas 97 u organizuan, bënë qeverinë me ekspertë serioz patriot sepse nuk kam dëgjuar asgjë për ta,psh ke rastin e Arben Malajt, ishte ministër financash në kohën më të vështirë për mendimin tim.Ai duhet të qëndronte në atë detyrë  deri në ditët e sotme pa lëvizur sepse do të bëhej edhe më i arrirë në detyrën e tij. Si mund të kesh ministër finance një mësues anglishteje, si mund të kesh të ardhme kur ke një administratë të politizuar. Me gjithë përpjekjet që janë bërë që në 2001 përmes programit të BE për trajnimin e administratës, për organizim të administratës  në vendin tonë deri në nivelin e sekretarit të përgjithshëm edhe pas 4 vjetësh ai u prish nuk u bë. Shqipëria dhe të ndryshojë dhe duhet ta fillojë me ndryshimin e kodit elektoral, ajo nuk ka luksin të operojë më lista të mbyllura, duhet që më i miri të ballafaqohet me popullin dhe populli të zgjedhë më të mirin. E dyta duhet patjetër administrata të jetë e pavarur, ushtria të jetë e pavarur sepse ka dorë politika edhe atje, policia duhet të jetë e pavarur sepse politika tashmë ka hyrë jo me dy duar por do ta quaja shumëkëmbësh, pra aktualisht edhe në situatën që ndodhemi, politika e të gjitha krahët po funksionon me retorikë pa program të caktuar sepse edhe opozita është në situatë të vështirë, pra në kushtet si koordinojnë, nëse do të kthehej sistemi mazhoritar do të ishte ndryshe.
Le t’i kthehemi ekonomisë. Kjo faturë si do të paguhet, me mungesë fondesh, me ngadalësim të rritjes ekonomike?
Fatura vetëm shtohet çdo ditë, por unë them këtë që jam i pashpresë nëqoftëse në Shqipëri nuk do të kishte një angazhim të vlerës së këtij kombi të njerëzve që kanë mundësi dhe aftësinë për ta bërë  këtë vend. Rrjetet sociale po bëjnë më shumë dëm sesa mirë dhe njerëzit e mirë dhe të aftë po mjaftohen vetëm me statuse nëfacebook dhe nuk po bashkohen për të sjellë një ndryshim të madh. Shqipëria ka nevojë për një ndërprerje të kësaj të keqe të madhe për të patur një fillim të ri politik e për pasojë ekonomik dhe si rezultat i kësaj edhe një zhvillim i menjëhershëm, sigurisht do të përshpejtohet edhe procesi i anëtarësimit në BE e cila po mbetet një ëndërr.
E gjithë kjo që po ndodh, kriza, beteja politike etj, apo bëhet që një grup oligarkësh t’i lërë vendin një grupi të ri oligarkësh?
E thashë edhe pak më lart që vendi ynë ka nevojë  për një ndërprerje të gjithë gjërave që kanë ndodhur në këto 30 vjet, aktualisht ne ndeshemi me retorikë dhe jo me programe të qarta. Problemet janë madhore pasi ne kemi në politikë njerëz që janë prej 30 vjetësh, pra kërkohet një reformim shumë dimensional që  të gjitha këto ndoshta do të kërkonin një kushtetutë të re ku të përcaktohej qartë edhe funksionimi i partive politike sipas standardeve më të larta të demokracisë, mund ti referohen Britanisë së Madhe e cila është modeli përsa i përket këtyre aspekteve, etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular