BallinaAktualitet“Vatra” nderon Silvio Berlusconin: Ka qenë krah nesh në kohë të vështira

“Vatra” nderon Silvio Berlusconin: Ka qenë krah nesh në kohë të vështira

spot_img

Federata panshqiptare “Vatra” ka nderuar me medalje ish-kryeministrin Italian Silvio Berlusconin, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij ndaj popullit shqiptar

Presidenti i federatës që ka si synim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elmi Berisha, bëri me dije se do të nisë nderimet për shumë drejtues botërorë, që mbështetën Shqipërinë, duke filluar me Silvio Berlusconin.

“Të kujtojmë së sa mirënjohës jemi ndaj vendeve perëndimore, Amerika, Italia, Franca, Gjermania, Austria, Anglia, e vlerësojmë shumë ndihmën e tyre.

Po të mos ishte për presidentin Willson dhe Fan Noli që i kërkoi të marrë në konsideratë të ndihmuar Shqipërinë, ndoshta nuk do ishte këtu Shqipëria sot, dhe as që do e çonim nëpër mënd se Kosova mund të ishte sot e pavarur.

1990 ishte kritike kur demokracia erdhi në këtë zonë, Amerika dhe vende të tjera qëndruan krah nesh. Amerika dhe në veçanti Italia, kanë mbështetur, në edukim, politike, ekonomi, demokraci. Sot është nder të kujtojmë Silvio Berlusconin, kryeministrin e Italisë. Një njeri i brilant që ndërtoi marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën. Miqtë e Amerikës janë edhe miqtë tanë, shqiptarë e kosovarë. Silvio Berlusconi ka qenë krah nesh në kohë të vështira”-tha Presidenti i federatës ‘Vatra’ Elmi Berisha.

Medaljen e priti Marco Marrone, këshilltar i ish-Kryeministrit të ndjerë Berlusconi, i cili udhëtoi nga Roma në emër të Paolo Berlusconi, vëllait të tij. Në pamundësi të prezencës së tij në Tiranë ai dërgoi falënderime dhe mirënjohje përmes një letre.

“I nderuar profesor Berisha, Kryetar i Fondacionit Vatra! Se pari dëshiroj t’ju falënderoj per nderimin maksimal që i keni dhënë memories së vëllait tim Silvio nëpërmjet Fondacionit ‘Vatra’! Për këtë arsye, pranoj me shume emocion medaljen në memorie të vëllait tim të ndjerë, Silvio, duke ju shprehur gjithashtu ndjenjat e mirënjohjes sime personale! Duke ju shprehur ndjenjat e mia më të përzemërta dhe të sinqerta të vlerësimit të thelle për punën qe ju bëni, ju përshëndes me nderime! Me respekt, Paolo Berlusconi”- shkruhej në letër.

“Vatra” u themelua në vitin 1912 në Boston me mision mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës. Vatra u themelua si një Bashkim shoqatash me të njëjtin qëllim nga Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi, Vait Mira.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular