BallinaLifestyle“Ka nevojë për një transplant truri...”/Për cilën nga banoret e BBV4 e...

“Ka nevojë për një transplant truri…”/Për cilën nga banoret e BBV4 e ka Edisa Leçini?!

spot_img

ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Edisa Leçini nga Edis Bio Care. Ajo tregoi veçantinë e produkteve që ky dyqan ofron, pse duhet t’i zgjedhim dhe jo vetëm. Po ashtu Edisa nuk ka kursyer dhe disa këshilla për banorët e “Big Brother VIP 4″…

Nëse do të vinin banorët e BBV në Edis Bio Care, çfarë do t’iu sugjeroje?

Jozi ka nevojë për një transplant truri, nuk ka nevojë për Bio Care.

Eglit do t’i sugjeroja hidratim, sepse ka shprehi shumë të theksuara, që mund t’i bëhen rrudha të thella në vazhdimësi. Do thuash ti që ka dalë botoksi, por edhe botoksi që të qëndrojë bukur, ka nevojë për një hidratim të thellë. Shtresat e lagështisë në lëkurë duhet të jenë të mbajtura mirë.

Valbona Mhilli është e bërë pak si shumë. Buzët dhe mollëzat e kanë kaluar pak masën.

Gerta Gixharit do t’i sugjeroja retinol, sepse është më e madhe se dy vajzat e tjera. Ka nevojë për mbretëreshën e vitaminave, që është dhe gjenerata e re që ne kemi sjellë, që nuk të irriton lëkurën.

Rozana është bërë mirë, vetëm mollëzat do i doja pak më poshtë. E njoh nga jashtë, është njeri shumë më i mirë nga ç’mund të duket në “Big Brother”. Me Rozanën kam rënë në kontakt pasi ma sugjeroi motra e Danjës, Ertila. Isha në fillimet e mia dhe i thashë për të më reklamuar produktet. Më tha që do i provonte dhe nëse i pëlqenin do t’i bënte video. E pyeta se sa kushton dhe tha: “Çfarë është kjo? Kemi sedër. Po më dhuron produktet që t’i provoj dhe të të marr lek?” Kjo ishte një pjesë e bukur. Rozi i provoi, i pëlqeu dhe kishte aq sedër sa kur i mbaronin, sillte motrën e vet që t’i blinte. Ka një shpirt shumë të bukur dhe ndihmon këdo që ka nevojë për ndihmën e saj.

Nga pjesa estetike, Loredana është mirë. Por duhet të bëjë disa seanca për artikulimin.

Danja është një vajzë me shumë karakter, me shumë sedër, me parime të bukura. Është rritur mirë. Po luan brenda standardeve të karakterit të saj. Do i sugjeroja vitaminën C në kombinim me fondatinën me 9 funksione. Ka një lëkurë delikate dhe shumë të bardhë dhe prandaj provokon disa irritime.

Laerti është në një moshë që mirëmbahet mirë. Do i sugjeroja një retinol dhe një krem me perlë diamant. Ose ‘magic filter’ që është për çdo grupmoshë.

G-Bani ka natyrën e vet dhe luhatjet e veta. Do i sugjeroja një krem që bën ngritjen e qepallave. Nga ana tjetër është mirë.

Gjesti si 24 vjeç, si 50 të jetë, është njësoj. Ngaqë nuk e vret mendjen./TAR

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular