Menaxheri i Gjestit ka reaguar përmes një postimi në “Big Brother Vip Fan Club”, duke sqaruar disa nga spekulimet që kanë qarkulluar në mediat sociale dhe ato tradicionale lidhur me jetën private të artistit.
Ai ka theksuar se Gjesti nuk ka qenë asnjëherë i martuar dhe as nuk ka pasur një lidhje bashkëjetese, duke i hedhur poshtë informacionet e përhapura në media.
Sipas menaxherit, Gjesti ka pasur një lidhje të gjatë me një vajzë, e cila ka qenë subjekt i shumë thashethemeve në rrjet, por kjo marrëdhënie ka përfunduar kohë më parë dhe që atëherë ai nuk ka pasur më kontakt me të.
Menaxheri ka shtuar se Gjesti është një djalë me vlera dhe norma të forta, që i qasët jetës në mënyrë të matur dhe të përgjegjshme, duke pasur si qëllim të shmangë çdo lëndim të mundshëm për të tjerët.