BallinaBotaSekretari Marco Rubio mori drejtimin e USAID/ DASH: Po synohet riorganizimi i...

Sekretari Marco Rubio mori drejtimin e USAID/ DASH: Po synohet riorganizimi i agjencisë

spot_img

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka marrë postin e ushtruesit të detyrës të administratorit të Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), teksa është duke u shqyrtuar mundësia që kjo agjenci të riorganizohet.

“Unë jam ushtruesi i detyrës së drejtorit të USAID-it. Ia kam deleguar atë autoritet dikujt. Unë jam në komunikim me të”, tha Rubio gjatë një deklarimi për media gjatë vizitës në El Salvador.

Kryediplomati amerikan nuk tregoi se kujt ia ka deleguar këtë përgjegjësi.

Rubio tha se ka shumë funksione të USAID-it “që do të vazhdojnë” dhe ato, sipas tij, do të jenë pjesë e politikës së jashtme amerikane, por “duhet të jenë në linjë me politikën e jashtme amerikane”.

“E kam thënë shumë qartë gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin tim se çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë, ai program do të jetë në linjë me interesat kombëtare të SHBA-së. USAID-i ka një histori të injorimit të kësaj dhe ka vendosur që, disi është një organizatë bamirëse globale, e ndarë nga interesat kombëtare. Këto janë para të taksapaguesve”, deklaroi kryediplomati amerikan.

Ndërkohë Departamenti amerikan i Shtetit tha se USAID-i për një kohë të gjatë “është larguar nga misioni origjinal që në mënyrë të përgjegjshme të avancojë interesat amrikane jashtë vendit dhe tani qartazi pjesë të mëdha të fondeve të USAID-it nuk janë në linjë me interesat kryesore kombëtare të SHBA-së”.

“Sekretari Rubio po ashtu ka njoftuar Kongresin se po kryhet një rishikim i aktiviteteve të ndihmës së huaj me synim të një riorganizimi të mundshëm”, tha DASH-i.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular