Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën në rubrikën ‘Sy m’sy’, ku thotë që libri i shtëpisë së tij nuk është program.
Ndër të tjera ai shprehet se “zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria, duke sharë, shpifur e mallkuar ndaj meje dhe familjes time”.
Po ashtu thotë se “është fatkeqësi e madhe që këtu janë thyer të gjitha normat, deri te ato të kanunit”.
Rama: Librin e shtëpisë e kam përmendur që të jeni të qartë, që një pjesë tifozë të verbër, a thua se jemi skuadra që luajmë futboll, jo skuadra që kanë në fushë dhe kanë në dorë fatin e këtu vendi ku tifozllëku nuk hyn fare.
Libri i shtëpisë time nuk është program opozitar. Nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria, duke sharë, shpifur e mallkuar ndaj meje dhe familjes time.
Është fatkeqësi e madhe që këtu janë thyer të gjitha normat, deri te ato të kanunit.