BallinaKronikeFOTO/Shuhet vogëlushi që u dhunua nga prindërit në Greqi, gjyshja dhuron organet, zemra...

FOTO/Shuhet vogëlushi që u dhunua nga prindërit në Greqi, gjyshja dhuron organet, zemra e tij do të shpëtojë një tjetër fëmijë

spot_img

Një ngjarje tronditëse ndodhi në Kretë, Greqi më 26 janar. Një dajlë vetëm 3-vjeç përfundoi në spital në gjendje të rëndë, pas dhunës së ushtruar nga prindërit e tij.

Ndërkohë Ditën e sotme, mediet greke raportojnë se i mituri fakeqësisht ka ndërruar jetë. Stafi i mjekëve mbajtën një minutë heshtje në kujtim të vogëlushit, i cili humbi jetën padrejtësisht.

Ndërkaq, gjyshja e vogëlushit ka vendosur që organet e tij të dhurohen. Sipas asaj që shkruan Protothema.gr, pak para orës 7 të mëngjesit, dy autoambulanca të EKAB-it të shoqëruara nga makinat e patrullës së policisë, janë nisur drejt aeroportit të Heraklionit, duke transportuar zemrën dhe veshkat e vogëlushit Angelos.

RRËQETHËSE/ Shuhet vogëlushi që u dhunua nga

Zemra do të transferohet në një spital në Berlin, ndërsa veshkat janë marrë nga një ekip mjekësh në Athinë. Sipas informacioneve ata do të transferohen në Nekrologjinë e Hipokratit të Selanikut. Aty do të kryhen testet e përputhshmërisë dhe procesi do të vazhdojë.

Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis tha se “ai do t’u japë jetë njerëzve të sëmurë me organet e tij”.

“Respekt i madh për gjyshen e vogëlushit, për vendimin suprem të dhurimit, që na kujton fuqinë e humanizmit dhe solidaritetit”, thekson ai.

“Mos harroni se dhurimi i organeve është dhurata më e madhe e jetës dhe e njerëzimit”, përfundon ministri i Shëndetësisë.

3-vjeçari u dërgua më 26 janar në spital në gjendje të rëndë, pasi  fqinjët lajmëruan policinë për gjendjen e tij. I mituri mbërriti në spital me dëmtime në kokë, çarje të aortës abdominale dhe goditje të rënda në trup, mavijosje, gërvishtje dhe djegie me cigare, të cilat duket se kanë ndodhur në periudha të ndryshme.

Pas ngjarjes së rëndë policia ka arrestuar nënën e 3-vjeçarit dhe partnerin e saj 44-vjeçar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular