BallinaAktualitet“Maskara”, “Zar i Berishës” - Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Unë...

“Maskara”, “Zar i Berishës” – Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Unë s’kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

spot_img

Arben Ahmetaj u shfaq sërish në televizionin e familjes Berisha. Ai u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu që u shpreh se në intervistën e tij të tretë Ahmetaj “nuk kishte deshifruar atë që kishte ndodhur me 50 milionët e tunelit të Llogarasë”. Ish-numri dy i qeverisë ka një tjetër qëndrim.

“Unë e deshifrova 50-milionshin te pjesa e dytë, me bilanc financiar të kompanive turke që tregonte se nuk kishin sjellë asnjë makineri, kishin harxhuar qindarka për menaxhimin e projektit dhe analiza financiare tregonte në raport me atë që ka harxhuar dhe që është faturuar nga Gjoka sh.a. diferenca 50 milionë dollarë. Çfarë është kjo, nuk është deshifrim? Unë nuk jam 007” – u mbrojt Ahmetaj.

Debate kanë shkaktuar edhe etiketimet “maskara” dhe “zar i Berishës” ndaj Ahmetajt.

“Unë, edhe sikur të isha ‘zari i Berishës’, por që kam qenë kundërshtar. Unë nuk kam qenë zari i asnjërit. Nuk kam qënë ndonjëherë maskara, nuk i kam nxjerr miqtë në pritë, nuk i kam ngulur thika” – tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Unë kam shumë komente në raport me ato që tha Batoni por do t’i lë në pjesën e dytë. Batoni tha që unë do të deshifroja 50 milionshin. Unë e deshifrova 50 milionshin te pjesa e dytë me bilanc financiar të kompanive turke ku tregonte se nuk kishin sjellë asnjë makineri, kishin harxhuar qindarka për menaxhimin e projektit dhe analiza financiare tregonte në raport me atë që ka harxhuar dhe që është faturuar nga Gjoka Sh.A diferenca 50 milionë dollarë. Çfarë është kjo, nuk është deshifrim? Unë nuk jam 007. Unë jam një person që po tregon me gisht me të drejtë jo siç më treguan mua pa të drejtë me gjithë median. Une jam maskara? Se kam marrë çantën dhe fëmijën në kurriz dhe bredh rrugëve të botës se drejtësia e komanduar nxjerr urdhër arresti për 2 muaj?

Për sa i përket asaj që thotë Batoni, nuk do përdor gjuhën e Batonit se kam pasur miqësi, se atëherë nuk kam qënë maskara dhe i keq por gjithsesi tani jam bërë sipas Batonit. Unë edhe sikur të isha ‘zari i Berishës’, por që kam qënë kundërshtar, Batoni në dashamirësi më ka thënë kur u bëra ministër i Rindërtimit më ka thënë mos e merr se do të fusin në burg për këtë.

I kam thënë Baton unë kam frikë nga ligji, kam ndërmend të ndihmojë njerëzit dhe të ndihmoj qeverinë dhe kur unë kam bërë ligjin nuk kam pranuar që brenda ministrisë time të mos kishte njesi prokurimesh dhe kam vendosur në ligj që do ta bëjë autoritetet kontraktore, bashkitë e qyteteve dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të gjitha kalonin nëpër komitetin e rindërtimit të përbërë nga 7-8 ministra dhe të gjitha kalonin me vendim qeveri dhe asgjë nuk kalonte në vullnetin tim personal.

Unë nuk kam qënë zari i asnjërit. Do i sygjeroja Batonit që të fokusohej te 50 milionshi, të fokusohet te Eko Parku dhe jo te azili im.

Të lutem Baton, kur më quan maskara po të them miqësisht që nuk kam qënë ndonjëherë maskara, nuk i kam nxjerr miqtë në pritë, nuk i kam ngulur thika dhe për atë 4 orësh që kemi kaluar bashkë nuk dua të them që më ke dhënë apo s’më ke dhënë të drejtë, s’më ke bërë asnjë pyetje që nuk të kam dhënë përgjigje. Po deshe e detajojmë. Të kam thënë që kjo është mes meje dhe teje dhe që ne jemi takuar e ke thënë ti. Të kam shpjeguar të gjithë për 4 orë. I dashur mik unë nuk jam maskara, por po tentoj të hedh dritë mbi atë që i bëhet Shqipërisë dhe asaj që më bëhet mua.

Unë jam fenomen i abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr. Dosjet e SPAK me transaksione…Baton ti je gazetar, si mund të thuash që e futi nën karrige, çfarë do të thotë?

Unë nuk ta kuptoj këtë sulm në aspektin profesional dhe njerëzor, ta kuptoj në aspektin politik, je bërë palë dhe ke të drejtën tënde. Por nuk mund të më fyesh se jam maskara, unë nuk jam maskara.

Haxhiu: Po je…

Ahmetaj: Po mirë mo mirë. Merru me Eko Parkun, po atë të AKSHI-t, se ai djali më ka dërguar edhe një dosje tjetër, 100 e ca milionë…

Nuk po flas për çështje morali. Nuk jemi duke folur kush tradhtoi gruan. Po flas për afera korruptive. 50-milionë tuneli një dorë, 10-mijë detoksi, 1.3-miliardë Thumanë-Kashar, 28-mijë dorallë bileta…NQS këto janë morale, më falni se unë nuk iu referova moralit iu referova shifrave të zhdukura nëpërmjet strukturës kriminale dhe korruptive. E ke parë se çfarë më ka bërë mua TopChannel. E ke marrë dosjen? Turp!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular