Një 36-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja për prostitucion, nëpërmjet faqeve online.
Sipas policisë 36-vjeçari me inicialet M. N., kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti.
Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.
Po ashtu në këto ambiente janë sekuestruar 7000 euro dhe 6 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.