BallinaBotaRichard Grenell ka publikuar fondet e USAID për Ballkanin: Shqipëria e parafundit...

Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID për Ballkanin: Shqipëria e parafundit me 189 milionë dollarë për katër vite

spot_img

OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID! Grenell publikon shifrat, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon I dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, konkretisht 2020 – 2024.  

Në Shqipëri OJF- të kanë marrë 189 milonë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë. 

Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID për Ballkanin: Shqipëria e

Shifrat e USAID 

Kosova: 537 million $
Bosnje Hercegovina: 402 million $
Macedonia e Veriut: 290 million $
Serbia: 209 milion $
Shqipëri: 189 milion $
Mali i Zi: 77 milion $

Totali: 1.7 miliardë dollarë

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave për vendet e tjera. Katër ditë më vonë, Peter Marocco, i emëruar politik që nga administrata e parë Trump, hartoi një interpretim më të ashpër se ç’pritej të këtij urdhri, duke mbyllur mijëra programe në mbarë botën, duke shkaktuar shkurtime dhe shkarkime.

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë larguar me leje të detyruar, mijëra kontraktorë janë shkurtuar dhe punonjësve iu tha të hënën të mos hyjnë në selinë qendrore në Uashington. Dhe faqja e internetit e USAID-it dhe llogaria e saj në platformën X nuk janë funksionale.

Kjo është në kuadrin e masave që administrata e Presidentit Trump po ndërmerr në qeverinë federale dhe për programet e saj. Por USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë. Sekretari Rubio tha se qëllimi i administratës ishte një rishikim, program pas programi, për të parë se cilat projekte e bëjnë “Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të begatë”.

Vendimi për mbylljen e programeve të financuara nga Shtetet e Bashkuara gjatë rishikimit 90-ditor nënkuptonte se SHBA-të “do të merrnin shumë më tepër bashkëpunim” nga përfituesit e ndihmës humanitare, për zhvillimin dhe sigurinë, tha Sekretari Rubio.

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i drejtuar nga zoti Musk, ka nisur një përpjekje gjithëpërfshirëse, të autorizuar nga Presidenti Trump, për të shkurtuar punonjësit e qeverisë dhe për të shkurtuar triliona dollarë nga buxheti i qeverisë. USAID-i është një nga objektivat e tij kryesore. Zoti Musk pretendon se fondet e USAID-it janë përdorur për të ngritur programe vdekjeprurëse dhe e quajti atë një “organizatë kriminale”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular