BallinaOP ED8 vjet kaluam me ëndrrat me gjellë pasaniku, po tani a do...

8 vjet kaluam me ëndrrat me gjellë pasaniku, po tani a do të jetë vallë e vërtetë?

spot_img

Nga Ndriçim Mehmeti
8 vite më parë disa Ministri së bashku me Bashkinë e Tiranës, shpallën projektin e shkollave me ushqim, fillimisht në 4 të tilla, që me pas do të shtrihej në gjithë Shqipërinë.

8 vite më vonë, shkurt 2025, projekti “u fut në ujë” dhe siç na lajmëroi, i përhershmi, Rama, projekti tanimë, i pjekur pas 8 vitesh (gjithnjë nëse do të realizohet), do të zbatohet vetëm në BT.

Veç dështimit të madh që projekti pati ndër vite, prej 2017, risjellja e tij, në këtë kohë, veç shumë pikëpyetjeve, ka brenda doza të mëdha diskriminimi.

Sipas KM Rama, shkollat me ushqim, i vijnë në ndihmë familjeve të varfra, por a mund të bëjmë 2-3 pyetje të thjeshta?

E para: KM pranon që varfëria ka zbritur në mes të Tiranës, saqë nevojitet ushqim, në shkolla, për të zbutur këtë gjendje të mjerueshme;

Së dyti: Po fëmijët e familjeve të varfra në Pukë, Dibër, Vlorë, Mallakastër, Kukës e me radhë, përse nuk kanë të drejtë të marrin ushqim falas;

Së treti: A rrezikojmë një dyndje të shqiptarëve në gjendje të veshtirë ekonomike në Tiranë, që së paku fëmijët e tyre të marrin vesh shkollimit një pjatë supë, pak mish pule e pilaf falas, nga dadhamirësia e Bashkisë dhe me bekimin e qeverisë?

Së fundmi: A mund të na shpjegoj dikush, sesi do të realizohet ky projekt, apo do ta bëjnë mësuesin edhe kuzhinier e kamarier?

Ndërkohë, me këtë çështje, nuk është e nevojshme, të merremi shumë, pasi turi në Diasporë, po shkon siç duhet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular