BallinaOP ED“Sorrensen, një dimension i ri në dialogun Kosovë-Serbi”

“Sorrensen, një dimension i ri në dialogun Kosovë-Serbi”

spot_img

NGA ARDIT GJINALI 

proces në… nivel teknik dhe politik, ku qëllimi fundor i shpallur mbetet normalizimi dhe njohja përfundimtare mes dy shteteve përkatëse, një proces dialogu i themeluar në vitin 2011, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe i mbështetur retorikisht dhe politikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nën lidershipin institucional të Bashkimit Europian. Përfundimi i konfigurimit hierarkik institucional të Bashkimit Europian pas zgjedhjeve të zhvilluara për Parlamentin Europian në vitin 2024 dërgoi edhe në finalizimin e procesit të zgjedhjes së “ndërmjetësuesit”, “emisarit” apo “lehtësuesit” të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorrensen. Diplomati danez u përzgjodh pas një procesi përballë kandidatit tjetër, ishministrit të Jashtëm të Finlandës, Pekka Haavisto, një proces që përfundoi pas vendimit të Përfaqësueses së Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kallas dhe miratimit përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian; – diplomati danez Sorrensen zëvendëson paraardhësin Lajçak, i njëjti mbajti detyrën në një mandat pesëvjeçar prej vitit 2019.

Peter Sorrensen është një diplomat me përvojë të konsoliduar në Bashkimin Europian, me një mandat të kufizuar prej 16 muajsh si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, ka ushtruar në Kosovë detyrën e këshilltarit pranë misionit të Kombeve të Bashkuara, përfaqësues pranë Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian në Kroaci, ka punuar pranë përfaqësuesit të Bashkimit Europian në Serbi, Javier Solana, këshilltar ligjor i Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinë, Carl Bildt, si dhe pjesë e Misionit të Komunitetit Evropian për Monitorim në Sarajevë, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Europian dhe drejtues i zyrave të BEsë në vende të ndryshme të rajonit të Ballkanit, përkatësisht Maqedoni e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinë, një ekspertizë intensive dhe e vlefshme, një njohës i thellë i rajonit të Ballkanit në tërësi, vëzhgues i karakteristikave, specifikave dhe problematikave të dyanshme që bartin të dyja shtetet përkatëse, përkatësisht Kosova dhe Serbia.

Angazhimi intensiv dhe ekspertiza e thelluar e zotit Sorrensen përbën një vlerë pozitive parathënëse në inkurajimin e një fryme institucionale, si një themel i një rruge suksesi për një “Dialog” të vështirë, kompleks, i tilli ka njohur segmente të arritjeve, por dhe një ngecje përsëritëse me përparim të munguar me një perspektivë të paqartë, e tilla e mbrujtur nga dritëhijet dhe të panjohurat në kontekstin e të dy vendeve, dritëhije dhe të panjohura që burojnë në segmentin politiko-njerëzor “hezitim në veprim-paramendim në pengim”, një segment që mbetet në varësi të llogarive të brendshme politike dhe dinamikave kombëtare përkatëse të të dyja vendeve, Kosovë dhe Serbi.

Shkurti 2023 shënoi periudhën kohore politike, ku përfaqësia e të dyja vendeve në nivel presidencial nga ana e Serbisë dhe të tillin kryeministror nga ana e Kosovës, përkatësisht Vuçiç dhe Kurti, në praninë e ish-Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme, Borrell dhe ish-emisarit të dialogut Lajçak, u dakordësuan parimisht në Bruksel për një “normalizim mes dy vendeve”, por angazhimet e shkruara dhe parimisht të pranuara mbetën kryesisht në letër dhe situata në terren mbeti e tensionuar, ku kulmi u shënua me ngjarjet në Banjskë, më 24 shtator 2023, ngjarje e rëndë në autorësinë e konfirmuar të Radoinçiç, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i trupës policore të Kosovës, ngjarje që u pasua nga momente tensioni për çështjen e targave në periudhën e mëpasshme, gjithashtu. Marsi 2023 shënoi një moment tjetër politik në ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, të dyja vendet, Kosova dhe Serbia në përfaqësinë KurtiVuçiç, ku të dyja vendet në frymën e takimit të Brukselit u dakordësuan për një marrëveshje normalizimi, jo njohje e ndërsjellë, por marrëdhënie normale mes dy vendeve fqinje territorialisht, përkatësisht në njohjen e dokumenteve të identifikimit, simboleve dhe sovranitetit tokësor gjithashtu.

Vitin e kaluar, më 2024-n, një vit pas marrëveshjes, Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Borrell, do të deklaronte si vijon mbi ecurinë: “BE-ja rikujtoi vazhdimisht se marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar, prandaj çdo mungesë zbatimi jo vetëm që rrezikon integrimin evropian të palëve, por dëmton edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm. Është koha e fundit që edhe Kosova, edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve dhe të kalojnë në një epokë të re evropiane. Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”. Maji 2023 shënoi një moment tjetër të rëndësishëm ku të dyja vendet, Kosovë dhe Serbi, Kurti dhe Vuçiç, miratuan Deklaratën për Personat e Zhdukur gjatë Luftës në Kosovë, ku të dyja palët shtetërore lejojnë përfshirjen e ndërsjellë në të gjitha dokumentet, përfshirë edhe ato që janë të konsideruara si jo të klasifikuara; një marrëveshje e jetësuar që përbën bashkë me “marrëveshjen për targat”, pavarësisht faktit që jetësimi i kësaj të fundit shënoi momente tensioni mes palëve, dy marrëveshjet e përmbushura nga angazhimi i Brukselit.

Fundqershori 2023 ishte një moment dramatik politik në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, ku Bashkimi Europian vendosi paketën e sanksioneve si shkak i koordinimit të munguar mes qeverisë së Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për situatën në veri të vendit, sanksione që vijojnë të mbeten ende në fuqi dhe përfshijnë përkatësisht pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ftesë të munguar për Kosovën në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës, në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe pezullimin e programit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024″. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e njëjta e përcaktuar si thelbësore për hapat e mëtejshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është kërkuar nga Përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Kaia Kallas, gjatë takimeve të zhvilluara përkatësisht me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Kurti dhe Presidentin e Republikës së Serbisë Vuçiç, më dhjetor 2024, ku dënoi edhe sulmin në nënstacionin e Zubin Potokut.

Deklarata e Përfaqësueses së Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Kallas ishte si vijon: “I takova Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist”. Konteksti i zhvillimeve politike të së sotmes, zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, kriza politike në Serbi, zhvillimet e vrullshme politike përkatësisht në Gjermani me zgjedhjet e parakohshme apo paqëndrueshmëria politike në Francë e pasqyruar në rrëzimin e njëpasnjëshëm të qeverive të ndërtuara me vullnet të pakicave parlamentare përcjellin momente dyshuese mbi mbarëvajtjen e dialogut në një vit politik me perspektivë të cunguar në qartësi politike si pasojë e zhvillimeve të mundshme politike jo vetëm në skenën kombëtare të aktorëve të tretë, por gjithashtu edhe në të dyja vendet, që janë aktorët kryesorë të dialogut me qëllim përfundimtar, normalizimin e qenësishëm dhe të vërtetë mes dy vendeve.

Emërimi i zotit Sorrensen përcjell pritshmëri të rëndësishme pozitive, të tillat në nivel politik, institucional dhe diplomatik, ku elementi themelor shënohet në përkatësinë kombëtare të zotit Sorrensen, danez, ku Danimarka është një vend i radhitur ndër të tillët njohës ndaj pavarësisë së Kosovës dhe ky moment politik do të jetë ndikues në një trajtim objektiv dhe të barabartë të të dyja palëve në dialog, veçanërisht të së tillës kosovare, të njëjtët kanë shprehur kritikat e tyre ndaj paraardhësit në ndërmjetësimin e dialogut apo në përfaqësuesin e mëparshëm të politikës së jashtme në Bashkimin Europian, të dy, Lajçak dhe Borrell, njëri sllovak dhe tjetri spanjoll, dy vende që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Pritshmëria pozitive në nivel diplomatik u shpreh përmes një mesazhi nga ana e ambasadorit të Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav. I njëjti, pas një takimi me zotin Sorrensen, do të shprehej me pritshmëri pozitive mbi ecurinë e dialogut duke nënvizuar si një element thelbësor, përkatësisht eksperiencën diplomatike të tij dhe duke nënvizuar “Ekipi im dhe unë e mbështesim atë plotësisht!”. Vlerë të shtuar në dimensionin e konsolidimit të bashkëpunimit në nivel diplomatik me ndërmjetësuesin e përcaktuar të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Sorrensen, përbën deklarata e Aleancës së Atlantikut të Veriut, përmes zëdhënëses Allison Hart si vijon: “Vazhdimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Enumeracioni i pritshmërive pozitive mbi emërimin e ri të ndërmjetësuesit të dialogut nga Bashkimi Europian u shfaq edhe në nivel politik, përkatësisht deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i njëjti nënvizoi pritshmëritë mbi një frymë të re në dialogun Kosovë-Serbi, i tilli i barabartë dhe efektiv mes palëve, ku barazia buron nga respektimi i parimeve mbi të cilat ndërtohet dialogu dhe efektiv në përmbushjen e qëllimeve për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Procesi i “Dialogut Kosovë-Serbi” mbetet kompleks, por koha politike thërret një pozicion proaktiv të Republikës së Kosovës për të plotësuar secilin kuadër të angazhimeve në një mjedis të ri institucional, ku emërimi i zonjës Kallas me përkatësi kombëtare estoneze, emërimi i zotit Sorensen me përkatësi kombëtare daneze, emërimi i zonjës Kos si komisionere për zgjerimin me përkatësi kombëtare sllovene, vende që e njohin Republikën e Kosovës; nga ana tjetër, Presidenca e Bashkimit Europian do të mbahet gjatë vitit 2025 nga Polonia (janar-qershor 2025) dhe Danimarka (qershor-dhjetor 2025), dy vende që e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe do të kenë një qasje objektive ndaj secilit hap përpara të Kosovës dhe objektivisht përcaktues mbi aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian. Mandati fillestar i zotit Sorrensen do të jetë në një periudhë kohore politike prej 13 muajsh, një periudhë që do të shërbejë si një test politik për verifikimin e ecurisë së procesit të dialogut, ku Republika e Kosovës mbetet në sfidë me faktorin kohë, si një palë thellësisht synuese në një zgjidhje pozitive të situatës së pezullisë, varësisht pozicionit të Serbisë.

Kjo periudhë 13-mujore përkon dhe me periudhën e mandatit të Presidentes së Kosovës, zonja Osmani, mandati i së njëjtës përfundon në pranverën 2026, ky hark kohor prej shkurtit 2025 deri në prill 2026, një periudhë komplekse për Kosovën, ku varësisht rezultatit përfundimtar zgjedhor dhe konfigurimit të qeverisë së ardhshme, e tilla në një parti të vetme ose qeveri koalicioni; procesi politik do të përcillte vonesa për Kosovën, të tillat që nuk janë në koherencë me interesin shtetëror të Kosovës; – kjo sfidë me kohën politike është një apel për përfshirjen e institucionit të Presidencës së Republikës së Kosovës në procesin e dialogut, si një institucion stabil, me konsensus qytetar dhe kombëtar, i baraslarguar nga llogaritë zgjedhore apo paszgjedhore, institucion me besim të konsoliduar te partnerët ndërkombëtarë, i certifikuar politikisht dhe diplomatikisht me qasjen proaktive shtet-konsoliduese. Kjo periudhë 13-mujore është periudhë historike dhe institucioni që simbolizon unitetin shtetëror mund dhe duhet të jetë në udhëheqje të procesit të dialogut, ku Kosova duhet të përmbyllë pjesën e saj angazhuese në raport me aleatët, ku heqja e sanksioneve është sfida e parë për t’u përmbushur suksesshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular