BallinaAktualitet‘Trump do të vazhdojë luftën ndaj të korruptuarve’/ Gjikondi: SHBA do vazhdojë...

‘Trump do të vazhdojë luftën ndaj të korruptuarve’/ Gjikondi: SHBA do vazhdojë të përkrahë SPAK dhe drejtësinë

spot_img

Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në studion e ‘Tirana Live’ komentoi takimin e fundit të Vanhorn me ministrin e brendshëm ku ka theksuar se do të ketë mbështetje të agjensive ligjzbatuese.

Sipas juristes Gjikondi, SPAK do të vijojë të mbështetet nga Trump dhe do të vazhdojë luftën ndaj Non Gratës.

“ SPAK mbahet si një prej institucioneve më të besueshme.

Trump do të ketë vatra paqe ku ka vatra lufte dhe këtë e bën me çdo çmim. Jam i bindur që personazhe si Berisha që janë të pabesë do t’i mbajë në kufizime dhe lufta ndaj Non Gratës do vazhdojë dhe do jetë më e egër.

Trump do të ketë stabilitet dhe persona që i mbajnë fjalën dhe besën, flas për marrëdhëniet ndërkombëtare. Mendoj dhe jam e bindur që Amerika do vijojë të përkrah SPAK për stabilitetin e Ballkanit. Broçkullat e Berishës janë të pavërteta.”

Pjesëmarrjen e Pojanës në krye të njësisë numër 8 në kryeqytet, Gjikondi e komentoi si një skenë të turpshme dhe të neveritshme për Partinë Socialiste. Sipas saj, Tirana duhet të jetë bastion serioziteti.

“Është një skenë e neveritshme, e turpshme dhe e dëmshme për PS. LSI nuk ka qenë parti, ka qenë biznes interesash të njerëzve imoral. Të marrësh një person imoral dhe ta vendosësh në një njësi të rëndësishme dhe të vjen vetëm për interes. Të lë një shije të keqe dhe është fyerje për të majtë idealistë që kanë menduar që struktura e vlerave do i promovonte. Promovohen njerëz që janë si tregu i bagëtisë së gjallë. Pojana ka letra patetike të hapura ndaj idhullit të tij.

Kryeqyteti i Shqipërisë duhet të jetë bastion serioziteti dhe sheh që merret një askush dhe vihet në krye të PS tregon më shumë për PS sesa për LSI.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular