Gjykata e Posaçme ka hedhur shortin për përcaktimin e magjistratit që do të shqyrtojë çështjen ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe si edhe të pandehurve të tjerë për dosjen “Sterilizimi”.
Nga shorti është përzgjedhur gjyqtari Bib Ndreca si kryesues të procesit. Në ditët në vijim do të caktohet edhe data e seancës së parë.
Në këtë gjykim ish-ministri Beqaj do të përballet me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.