Shtyhet sërish seanca paraprake për Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë. Raportohet se seanca e radhës do të mbahet në datë 14 shkurt. Në gjykatën e posaçme është zhvilluar seanca për 40 minuta ku nga mbrojta e Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore, por më pas një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër.
Në këtë proces si të akuzuar kryesorë të SPAK janë ish-kryeministri Sali Berisha, që dyshohet për korrupsion, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi i cili dyshohet se u korruptua nga biznesmeni Fatmir Bektashi i cili veç korrupsionit, ka edhe akuzën e pastrimit të parave.