Një 19-vjeçar është denoncuar i zhdukur nga babai në Policinë e Maliqit. 43-vjeçari ka deklaruar se prej datës 3 shkurt djali i tij është larguar nga banesa.
“Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Maliq, i cili ka kallëzuar se prej datës 03.02.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi A. H., 19 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 19-vjeccari ka qenë në shkollë në Tiranë. Në kontaktin e fundit që ka pasur me familjarët ai u ka thënë se do të ikte në Belgjikë.