Analisti Artur Zheji dhe pedagogia Iris Luarasi janë përfshirë në debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej debati për bllokimin e fondeve të USAID.
Zheji: Ngaqë nuk je dakord me mua shtrembëro ato që them unë, i shtrembëron në mënyrë natyrale dhe i servir sikur unë i kam thënë ashtu. Zonjë e nderuar më dëgjoi me vëmendje isha preciz, nuk thashë për USAID-in, ai është një nga, filantropia amerikane.
Luarasi: Ti mëndin se këto janë vetëm fonde bamirësie apo edhe lobimi për SHBA.
Zheji: Janë fonde lobimi që çke me të, ishte në ’63 ky koncept, por tani ka dalë nga moda. Nuk ka më kontekst.
Luarasi: Kontekst patjetër që ka, në momentin që u nërprenë fondet dhe u la Kanali i Panamasë, e morën kinezët, si nuk ka kontekst.
Zheji: Të dëgjova pa të ndërprerë, ta mbaroj unë atë lineritetin tim.
Luarasi: Në momentin që e lë bosh Amerika, e merr Kina, Rusia, ky është problemi shumë i madh që ka bota.
Zheji: Po i thua gjërat gabim. Unë jam që çfarë të vijë qare e kemi, por që i kemi bërë rrush e kumbulla ato para, i kemi bërë që çke me të. Jam i detyruar të flas si në jetë dhe në kamera, shoqëria shqiptare është më agresive seç ka qenë, pavarësisht ndërhyrjes, sistemi i drejtësisë përjashto SPAK është më i korruptuar, unë nuk e di një nga degët, mjekësia do ikësh me zarfet, çfarë është bërë për ndërgjegjësimin, evropianizimin, USAID ka ndërtuar disa shkolla, apo vinte ndonjë aparaturë, por për temperamentin shqiptar që ta mbajnë pistoletën dhe mos e nxjerrin kemi dështuar.