Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur në Balldre të Lezhës, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka edhe një person të vrarë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (6 shkurt), por rrethanat mbeten ende të panjohura. Ndërkohë policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes.