BallinaOP EDNjë oqean i ri po formohet në Afrikë

Një oqean i ri po formohet në Afrikë

spot_img

Nga Prof.Pal Nikolli
Një oqean i ri po formohet ngadalë në Afrikë për shkak të një çarje prej 35 miljesh (56.33 km) që u shfaq në Etiopi në vitin 2005. Kjo çarje shkaktohet nga shkëputja graduale e tri pllakave tektonike – nubiane, somaleze dhe arabe. Shkencëtarët vlerësojnë se do të duhen 5 deri në 10 milionë vjet që oqeani të formohet plotësisht. Rajoni Afar, ku takohen pllakat, është një vend unik për të studiuar proceset tektonike. Disa studiues besojnë se çarja është nxitur nga një shtëllungë masive shkëmbi të mbinxehur që ngrihet nga manteli i Tokës nën Afrikën Lindore. Pllakat lëvizin me shpejtësi të ndryshme; pllaka arabe largohet nga Afrika me rreth 1 inç (2.54 cm) në vit dhe pllakat afrikane ndahen edhe më ngadalë midis tyre në vlerat 0,2 (0.508 cm) dhe 0,5 inç (1.27 cm) në vit. Përfundimisht, ky proces do të krijojë një sistem të ri kreshtësh mes oqeanit, duke i hapur rrugën një oqeani të ri që do të shfaqet në Afrikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular