BallinaAktualitetFoto dasmash, filxhan kafeje, selfie dhe adresa nga google maps! Gabimet që...

Foto dasmash, filxhan kafeje, selfie dhe adresa nga google maps! Gabimet që bëjnë emigrantët gjatë aplikimit për t’u regjistruar si votues më 11 maj! Ja apeli i Ilirjan Celibashit

spot_img

Për herë të parë emigrantët shqiptarë kanë të drejtën e tyre legjitime për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, duke shprehur vullnetin e tyre. Edhe pse herë pas herë nga ana e KQZ janë dhënë shpjegime sesi duhet të aplikojnë për të votuar, duket se disa emigrante ose nuk janë të qartë, ose gabimet i bëjnë qëllimisht.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zgjedhur të bëjë publike disa foto, të cilat kanë mbërritur në platformën PER, ku emigrantët duhet të aplikojnë deri më 4 mars.

Përvecse janë ngarkuar gabim në platformë ato duken edhe qesharake. Siç shihet  emigrantët kanë ngarkuar foto dasmash, selfie me telefon, filxhan kafeje, adresa apo tabela rrugësh lagjeje, lokacione me Google dhe deri tek avllitë e banesave.

“Lutemi aplikuesit t’i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim”, shkruan Ilirjan Celibashi.

Apeli i Celibashit

Që nga data 11 Janar 2025 në Platformën PER, tek Butoni NDIHMË gjenden videot, tutorialet dhe manualet ndihmuese për regjistrimin si Votues Nga Jashtë. Lutemi aplikuesit t’i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim. Në PER mund të riaplikohet pa limit deri në 4 Mars 2025, ndaj KQZ Shqiperi sjell në vëmendje Butonin Ndihmë dhe Qendrën e Ndihmës Non-Stop të PER tek i njëjti buton. Shpërndajeni postimin për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj jashtë vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular