Kristiano Ronaldo ka mbushur 40 vjeç. Ishte në Madeira, ishulli i mrekullueshëm në Atlantikun portugez. Sepse edhe në vendlindje, ylli portugez është ndryshe nga të tjerët. Ishte 5 shkurt 1985. Lojtari më i mirë në historinë e Portugalisë, i lindur në territorin portugez (përjashtojmë Eusebion, me origjinë nga Mozambiku) e nisi kështu historinë e tij.
![GjAm8rtWYAAFPFS](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/uploads/2025/02/GjAm8rtWYAAFPFS.jpg)
Një histori që vazhdon të shkruhet edhe sot, me Kristianon që ka arritur në 924 gola në karrierën e tij (pas dy të tjerëve që shënoi të hënën) falë urisë së tij gjithmonë të pranishme. Një forcë mentale që është parë rrallë në futboll.
Rekordi i Kristianos është ende i vlefshëm: ai ka 17 gola në 18 ndeshje në Ligën Saudite dhe ndeshje pas ndeshjeje tregon se kontrata njëvjeçare që do të vazhdojë me Al-Nasr është më se e justifikuar. Një nga më të mëdhenjtë e historisë ka mbushur 40 vjeç. Një golashënues kolosal, golashënuesi më i mirë në historinë e Portugalisë (135 gola në 217 ndeshje) dhe golashënuesi më i mirë për një “institucion” aq të madh sa Reali i Madridit.
Të dhënat i thonë të gjitha: 451 gola në 450 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Më pas do të ishte diskutimi se ku do ta vendosim CR7-ën në historinë e futbollit, një debat i ndërlikuar, pasi ai nuk ishte kurrë kampion bote (që i heq pikë), por pa dyshim, ai ka të drejtë të jetë në diskutim me emra të tjerë: Mesi, Maradona, Di Stefano, Krojf, Ronaldo… dhe kush të doni.
Çështja e lojtarit më të mirë mbetet një çështje subjektive, një debat i hapur, që nuk ka reshtur dhe nuk do të reshtë kurrë, por jo çështja e “shënuesit më të mirë”.
Në këtë rast, me numrat në dorë, Kristiano Ronaldo zbret në tavolinën e lojës me të gjitha të drejtat e fituara, aq sa gola ka shënuar gjatë gjithë karrierës së tij.
Historia e këtij ylli, i cili është ende në fuqi në moshën 40-vjeçare, është edhe një histori e kapërcimit të vështirësive, pasi ai nuk ishte as një lojtar veçanërisht i talentuar teknikisht dhe as specialist për asgjë, përveç shënimit të golave, që është pjesa më e vështirë e futbollit.
Trupi i tij ishte skalitur palestër pas palestre dhe kjo përpjekje e çoi në majë, nga e cila nuk dëshiron të zbresë ende, edhe nëse është tashmë në Arabinë Saudite. Epo, zotëria i golit (Senhor Gol) ka mbushur 40!
![TROFETE](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/uploads/2025/02/TROFETE.jpg)