BallinaSocialeManastirliu në Fakultetin e Shkencave të Natyrës: Fuqizohet Qendra Llogaritëse e Fizikës...

Manastirliu në Fakultetin e Shkencave të Natyrës: Fuqizohet Qendra Llogaritëse e Fizikës për zhvillimin e kërkimit shkencor

spot_img

Tiranë 7 shkurt- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me Rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, Dekanen e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Eglantina Kalluçi, profesorë dhe studentë, inspektoi Qendrën Llogaritëse të Departamentit të Fizikës dhe Laboratorin e Kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Në fokus të vizitës ishte investimi i rëndësishëm në infrastrukturën laboratorike, një financim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit është ngritur një qendër moderne e llogaritjes me performancë të lartë. Ky investim pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e kërkimit shkencor në Shqipëri.
Gjatë inspektimit, Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e kësaj qendre për kërkuesit shqiptarë dhe ndikimin që do të ketë në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor:
“Ky fuqizim që ka ndodhur sot në këtë qendër llogaritëse duke pajisur gjithë rrjetin e kompjuterëve me High Performance Computing që është pajisja e duhur që përmes inteligjencës artificiale të përpunohen seria e të dhënave në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor përcjell padyshim inovacion qoftë në shëndetësi, qoftë në energji, qoftë në emergjencat civile, pra janë të gjitha këto drejtime të cilat jam e bindur që në bashkëpunim me ekspertët tanë, me profesoratin tonë me kërkuesit shkencor mbi të gjitha me ekspertizën që vjen nga CERN-i dhe nga programi që ju tashmë keni bërë pjesë do të jetë një hov përpara drejt zhvillimit të kërkimit shkencor dhe inovacionit në vendin tonë.”, tha Ministrja Manastirliu duke nënvizuar se kjo qendër është e lidhur ngushtë me pjesëmarrjen e kërkuesve shqiptarë në projektin europian Compact Muon Solenoid (CMS) në CERN dhe anëtarësimin e institucioneve shqiptare në këtë projekt të rëndësishëm shkencor.
Përveçse do të ndihmojë në avancimin e kërkimit shkencor, kjo qendër ofron edhe mundësi për IAL-të e tjera, institutet kërkimore, entet publike, organizatat joqeveritare dhe bizneset që të realizojnë projekte të specializuara në analizën e të dhënave dhe simulimet shkencore.
“Ky është laboratori i parë në llojin e vet që ka këtë High Performance Computing dhe që jam e bindur që nga pikëpamja e modelimeve, jo vetëm për sa i përket aspekteve të shkencës, por edhe aspekteve shoqërore, sepse edhe modelet gjuhësore, të gjitha këto, mund të modelohen nëpërmjet këtij laboratori dhe kësaj infrastrukture që tashmë është e instaluar. Ndaj, duhet që të fuqizojmë akoma më shumë lidhjen mes universiteteve tona, ashtu sikurse tashmë Universiteti i Tiranës me Universitetin Politeknik bëjnë, por edhe me universitetet e tjera, në mënyrë që t’i shfrytëzojmë këto kapacitete që kemi për të gjithë ciklet e studimit, por edhe përtej cikleve të studimit, për shkencën në tërësi”, tha Ministrja Manastirliu.

Përmes kësaj qendre, e cila mbështetet në teknologjitë më të avancuara të High Performance Computing (HPC) dhe Inteligjencës Artificiale, kërkuesit shqiptarë do të kenë mundësinë të konkurrojnë në të njëjtin nivel me homologët e tyre europianë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular