BallinaKryesore“Jemi shumë vonë për primaret”, Berisha i përgjigjet Bardhit: Është detyrim statutor,...

“Jemi shumë vonë për primaret”, Berisha i përgjigjet Bardhit: Është detyrim statutor, s’ka lidhje me kryetarin

spot_img

Kreu i PD, Sali Berisha i është përgjigjur komentit të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se janë shumë vonë për primaret.

Në shqetësimin e shprehur nga drejtues të PD, ka një të vërtetë, koha është e ngushtë, por kjo nuk i përjashton se ai është një vendim statutor, nuk është vendim i kryetarit. Kryetari është i detyruar të zbatojë statutin. Kjo erdhi nga vota e diasporës.
Sot kemi një përqendrim shumë të madh aty”, tha Berisha.

Bardhi theksoi më parë se rregullat në parti duhet të krijohen që të mos kenë përplasje, pasi nuk do të ishte e shëndetshme të ndodhte tre muaj para zgjedhjeve.

“Shqetësimi im lind për faktin se së pari jemi shumë vonë për këtë proces. Pra, jemi shumë afër zgjedhjeve dhe do të duhet të presim, nuk ka akoma rregulla të miratuara dhe do të duhet të presim rregullat dhe atë e kam thënë disa herë publikisht por edhe brenda institucioneve të partisë, që rregullat duhet të jenë të tilla që të mos krijojnë destabilitet në parti, të mos krijojnë përplasje në parti se kjo nuk do të ishte e shëndetshme tre muaj para zgjedhjeve.

Pra, shqetësimi im lidhet vetëm me këtë pjesë sepse në fund fare, secili prej nesh anëtarëve të Partisë Demokratike nuk ka interes kush janë emrat e deputetëve”, tha Bardhi më parë për VOA-n.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular