BallinaKronikeFaqet denigruese me foto dhe video intime/Policia identifikon "administratoret”, ishin dy vajza...

Faqet denigruese me foto dhe video intime/Policia identifikon “administratoret”, ishin dy vajza minorene!

spot_img

Pas hetimit lidhur me faqen e ‘Instagramit’ ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentët, policia ka arritur të identifikojë dy vajzat “administratore”.

Dyshohet se vajzat minorene janë përgjegjëset për këtë faqe. Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene.

Për tre ditë adoleshentët e Korçës u terrorizuan nga një faqe “Instagrami”, e cila bullizonte, denigronte dhe publikonte materiale pornografike të tyre.

Pas denoncimit të bërë nga një oficere e sigurisë në një prej gjimnazeve të Korçës, Sektori kundër Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nisi hetimet për rastin dhe identifikimin e administratorëve të faqes.

Nën objektivin e sulmit të administratorëve anonimë të faqes e cila që në emër ishte denigruese, ishin vendosur nxënës të shkollave të mesme por edhe 9 vjeçare të qytetit. Disa nga adoleshentët e moshës 14-18 vjeç të cilët u bënë objekt i sulmit treguan se faqja ekziston prej disa vitesh dhe në mënyrë periodike është hapur dhe mbyllur.

Sipas tyre ndryshe nga herët e tjera tani përveç postimeve me emra dhe mbiemra me përmbajtje denigruese ka patur edhe video dhe foto me përmbajtje pornografike.

Vetëm në 3 ditët e fundit ka pasur më shumë se 20 adoleshentë të dëmtuar nga sulmi kibernetik përmes kësaj faqeje, e cila tashmë është mbyllur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular