Nën moton “Sllovakia është Europë!” sërish dhjetra mijëra vetë kanë protestuar në rrugët e Bratislavës dhe në qytete të tjera. Protesta drejtohet kryesisht kundër kursit pro-rus të kryeministrit Robert Fico.
Me sloganet “dorejheqje, dorëheqje” dhe “agjent rus” në mbarë vendin demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeminsitrt të Sllovakisë Robert Fico. Vetëm në Bratislavë, sipas vlerësimeve të faqes së internetit Dennik N në sheshin e lirisë u mblodhën 42.000 deri në 45.000 vetë.
Sipas organizatorëve është protestuar në 41 zona në mbarë vendin si dhe në 13 qytete jashtë Sllovakisë. Këto kanë qenë protestat më të mëdha që nga viti 2018, kur vrasja e një reporteri investigativ dhe të fejuarës së tij shkaktuan indinjatë dhe protesta masive në vend. Për manifestimet e protestave paqësore nën moton “Sllovakia është Europë!” kanë bërë thirrje grupime të ndryshme opozitare dhe nisma qytetare “Mier Ukrajine” (Paqe Ukrainës), që angazhohen për një mbështetje më të fortë ushtarake ndaj vendit fqinj.
Takimi i Ficos me Putinin shkaktoi protesta të reja
Vala e fundit e protestave kundër qeverisë populiste të majtë u ndez pas një vizite të Ficos në Moskë dhe bisedimeve që ai zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin. Qeveria e justifikoi këtë, se ky udhëtim diplomacie i ka siguruar vendit të BE-së furnizimin me gaz. Indinjata e pjesëmarrësve në protestë drejtohej edhe kundër deklaratës së Ficos, sipas të cilit Sllovakia për shkak të orientimit në politikën e jashtme mund të shkëputet nga BE dhe NATO. Demonstruesit kërkojnë t’i jepet fund menjëherë çdo lloj bashkëpunimi me Rusinë. Ata akuzojnë kryeministrin se po bashkëpunon me autokratët dhe vet do ta shndërrrojë Sllovakinë në një autokraci.
Fico druan për tentativa për rrezimin e qeverisë
Tensionet në politikën e brendshme u intensifikuan javën e kaluar, pasi qeveria e Ficos akuzoi kundërshtarët politik, se po shkaktojnë kaos dhe duan të rrëzojnë qeverinë. Sipas Ficos protestat mund të çojnë në përpjekje ilegale për rrëzimin e qeverisë. Ndaj qeveria po merr masa parandaluese duke mos e bërë të qartë se çfarë masash janë ato. Fico vitin e kaluar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të partisë së tij Smer u kthye në pushtet. Ai fitoi me një program elektoral pro-rus dhe armiqësor ndaj Amerikës. Që nga ajo kohë Sllovakia i ka ndërprerë ndihmat ushtarake për Ukrainën e sulmuar nga Rusia.Gjithashtu ai i ka kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe ka deklaruar, se do të pengojë antarësimin e Ukrainës në NATO./DW