BallinaSociale“Në 2030 Universiteti Bujqësor i Tiranës me imazh të ri”/ Ish-rektori i...

“Në 2030 Universiteti Bujqësor i Tiranës me imazh të ri”/ Ish-rektori i Universitetit ‘BOKU’ në Vjenë në podcastin “Flasim”: Transformimi fillon…

spot_img

Ish-rektori i Universitetit ‘BOKU’ në Vjenë, Hubert Hasenhauer ishte i ftuari i kësaj të shtune në Podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, së bashku me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

Rektori i UBT-së foli për marrëveshjen “UBT2030”, për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, sipas modelit europian të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, BOKU të Vjenës. Ai shpjegoi se puna për këtë projekt ka nisur në korrik 2021 dhe tashmë ndodhet në një fazë intensive.

Kemi filluar në korrik të 2021. Kemi qenë skeptik, por janë kaluar pritshmëritë. Çdo asistencë qendror në adviser por me ekipin e Boku kemi shkuar më tutje. Jo vetëm për ekspertizën por edhe për ekipin e zgjedhur, informacioni. Falë lobimit kemi futur dhe Fakultetin e Mjekësisë në bashkëpunim me universitetin më të mirë në botë, të Vjenës. Kemi nisur një rrugë pa kthim. Projekti është në fazën intensive. Ndoshta ne shqiptarët, ne akademikët, nuk besojmë, tani që po ndodh njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm. Qasja jonë e para. Universiteti që po vendos kompetencat. Duhet të kemi disa programe që gjyshja ta marri vesh me dy fjalë për çfarë po studion vajza. Kemi detyrimin që kompetencat profesionale të qëndrojnë në bazë. Të dimë kush janë kompetencat që ky universitet që qëndrojë këtu për 10-15 vitet e ardhshme.”-u shpreh ai.

Teksa foli për marrëveshjen, Rama tha se po jepen rezultatet që Universiteti Bujqësor i Tiranës të jetë me një imazh të ri.

“Gjithë që nisëm me ambicien që të kishim universitetin Boku dhe profesor Hasenhauer po jep rezultat. Janë rezultat në progres dhe në të kuptuarit më mirë të gabimeve dhe boshllëqet dhe shumë gjëra që duhet të rregullohen. Për ta bërë më të qartë, ai përmendi se si i sfidoni duke iu thënë se një universitet duhet të jetë në gjendje që të thoni qëllimet tuaja që edhe gjyshërit të kuptojnë. Çështja është të sigurohemi që në 2030 të kemi një UBT me imazh të ri. E kemi nisur nga një situatë dramatike para se të thoshim në rregull mund të shohim të Boku. UBT ishte lënë në dorë të ndërtimeve pa leje dhe rëni drastike të emrit të vet. Më kujtohet diskutim me rektorin kur filloj të ndihej i shqetësuar që nuk kishte studentë mjaftueshëm dhe më tha duhet të ulin pritshmëritë dhe duhet të hapim dyert edhe nxënësit me nota të ulëta nga gjimnazi. I thashë jo, duhet të ecim drejt përsosmërisë. Studentët janë të përfshirë që cila është sfida dhe cila është mundësia”-tha Rama.

Ish-rektori i Universitetit ‘BOKU’ në Vjenë  Hubert Hasenhauer, shpjegoi se transformimi fillon me një deklaratë të qartë vizioni, misioni dhe kompetencash.

Së pari duhet të kuptosh vizionin dhe kjo është deklarata vizioni, misionin dhe kompetenca. Në thelb është për çfarë qëndron universiteti. Duhet të zhvilloj struktura dhe njerëzit të kenë vijë të kuqe dhe udhëzues. Është edhe durim dhe fat të gjesh njerëzit e duhur. Nuk duhet të harrojmë se universitetit jeton me njerëzit. Ajo që po përpiqemi të nismi të ndërtojmë strukturat që njerëzit që punojnë fort dhe duan të arrijnë diçka mund të ndjekin idetë e tua. Taksapaguesi duhet të marrë diçka mbrapsht”-u shpreh ai ndër të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular