BallinaOP EDPak rreshta për "disidentin" Ilir Demaliaj!/nga Azgan Haklaj

Pak rreshta për “disidentin” Ilir Demaliaj!/nga Azgan Haklaj

spot_img

nga Azgan Haklaj

Si gjithmonë i dominuar nga sinqeriteti dhe guximi për të parë në sy të vertetën dhe për të qënë transparent me këdo, qofshin ndjekës, miq e simpatizantë të mij’, po ashtu dhe kundërshtarë qofshin obligohem të deklaroj sa vijon:

Dy ditë më parë i ftuar në emisionin e gazetarit Xhoi Malsia u përballa me një incident jo etik e provokativ shkaktuar nga një karrikaturë mediatike me emrin Ilir Demaliaj.

E paimagjinueshme ishte zbatimi i urdhërit të Demaliajt nga drejtuesit e emisionit për të më hequr zërin e mikrofonit tim dhe krijimin e fushës bosh që “Syçi” të zbrazte arsenalin e tij të qelbt ndaj malësorëve, studentëve të dhjetorit, meje dhe drejtuesve të forcave opozitare,

Shume miq më kanë këshilkuar ta injoroj këtë mostër rrugaçërore të cilën nuk e di pse e servirin studio më studio, i cili nuk përfaqëdon asgjë dhe asnjëherë përveçse një batutaxhi ordiner lagjesh periferike, pa ide, pa qëndrueshmëri, pa bindje e pa karakter.

Mirëpo vendosa me pak rreshta jo vetëm ta portretizoj realisht por dhe gjenetikisht këtë produkt bajat që prej kohesh na shitet si analist, shkrimtar e politikan nëpër media për shkakun e vetëm se ai thirret në emër të gjenezës nga Malesia e Gjakovës.

Ilir Demaliaj është i biri i Binak Demalisë, zyrtar i lartë e i rrezikshëm i sigurimit famëkeq të shtetit, levë e felliqur e Koçi Xoxes, Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut.

Aventurat e tij dhe të birit Ilir Demalia nuk i radhisin ata tek klasa e nderuar e disidentëve dhe të përndjekurve politikë.

Xhaxhi i Ilirit Hasan Haxhi Demalia është një tjetër emër i zi i diktaturës duke shërbyer në organet e larta të sigurimit të shtetit deri kryetar i degës së punëve të brendshme të Shkodrës.

Xhaxhai tjetër i Ilirit të cilin ai e paraqet me kolore nacionalisti është Shaban Haxhi Demaliaj.

Ky drejtues brigade partizane në divizionin që drejtohej nga Ramiz Alia në vitin 1945 në Kosovë e ish Jugosllavi u bë pjesë direkte e krimit makabër sllavo-titist kundër nacionalistëve shqiptarë në Kosovë duke arrestuar në pabesi mijëra shqiptarë nacionalistë dhe duke i vrarë, masakruar e deri varrosur për së gjalli në Mal të Zi, siç njihet Masakra e Tivarit.

Kaq e fortë ka qënë lidhja e tyre me diktaturën dhe sigurimin e shtetit saqë edhe xhaxhai i tij Avdyl Haxhi Demalia shërbente si fatorino autobusi me armë me leje në brez, i denuar për hajni.

Ja pra kush është zhurmuesi e provokatori “disident” Ilir Demalia.

E ndërkohë shumë më blozë është biografia e vet Ilirit.

Prej 3 dekadash Europë e Amerikë ai është paraziti e mashtruesi ordiner që kurrë nuk punon vetëm gënjen e mashtron deri dhe vellain e vet.

“Syçi” ky batutaxhi e magaloman përvers, depresiv njihet gjerësisht në SHBA si “Zhigolo” i plakave vetmitare duke bërë martesa fiktive dhe duke ju grabitur pensionet e duke emigruar si batakçi hajdut nga njëri shtet në tjetrin, e për veprime të tilla ka disa denoncime.I tillë si individ e familje ata në Malesinë e Gjakovës nuk kanë prej 70 vitesh as nam as nishan dhe realisht janë nongrata në ç”do vatër tropojane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular