Kryetari i PAA, Agron Duka mbajti sot fjalën në podiumin e vendosur ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kuadër protestës kombëtare të organizuar nga opozita.
Duka tha se ka shume arsye për të protestuar sot, sakaq ai renditi dy arsyet kryesore.
Duka tha se qeveria ka dale nga binaret e ligjit dhe se qeveritarët sillen si pronare te tokës.
Duka: Unë dua te referoj 2 arsye per këtë proteste. E para se kjo mazhorance ka dale nga binaret e ligjit dhe ata qe qeverisin nuk sillen si kryetare por si pronare te kësaj toke.
Ata marrin token ne bregdet duke bere resorte, vila dhe duke marre paratë publike. Ata e vene çmimin e kilometrit te rrugës sa te duan. Ia marrin token fshatarit pa i kompensuar. Miratojne me buje ligjet per zonat e mbrojtura pastaj i ndryshojnë natën për te lejuar ndërtime ne këto zona. Ligji per këta nuk është asnjë pengese.
Këta kane humbur çdo sens serioziteti për te qeverisur. Shell u largua sepse operacioni për nxjerrjen e naftës në Shpirag dështoi.