BallinaRajoniZgjedhjet në Kosovë, dalin Exit-Pollet e para! Ja cila parti kryeson

Zgjedhjet në Kosovë, dalin Exit-Pollet e para! Ja cila parti kryeson

spot_img

Pas përfundimit të procesit të votimit, mediat në Kosovë kanë publikuar rezultatet e Exit Poll-eve të para.

Sipas EXIT POLL këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

Partia Demokratike e Kosovës 21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Qytetarët e Kosovës patën sot mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa  komisionet zgjedhore kanë nisin procesin e numërimit të votave.

Qendrat e votimit u hapën sot në orën 07:00 dhe u mbyllën në oren 19:00.

Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa pjesëmarrja pritet të bëhet publike në orët në vijim.

Sipas KQZ pjesëmarrja deri në orën 15:00 në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ishte 28.32 për qind.

Pjesëmarrje kjo e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Në vitin 2021 pjesëmarrja deri në orën 15: 00 32.32 për qind.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular