BallinaSocialeKoçiu në një fasoneri në Tiranë: Ekzaminime falas për kancerin e gjirit,...

Koçiu në një fasoneri në Tiranë: Ekzaminime falas për kancerin e gjirit, kontrolle pa referim çdo muaj në çdo qytet

spot_img

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga Drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka zhvilloi një vizitë në një fasoneri në Tiranë me rreth 600 të punësuar, kryesisht gra dhe vajza dhe që 100% të prodhimit e eksporton jashtë vendit.
Fokusi i kësaj vizite ishte përmbushja e kushteve higjieno-sanitare, ku ministrja Koçiu gjatë një bashkëbisedim me vajzat dhe gratë foli mbi rëndësinë e integrimit të tyre në tregun e punës, kushtet e punës dhe vëmendjen që duhet t’i kushtojnë kujdesit shëndetësor.
Duke u ndalur te punësimi i vajzave dhe grave, ministrja Koçiu u shpreh se një prej sfidave është që ato të cilat janë pjesë e ndihmës ekonomike, të kenë mundësi të dalin nga skema për t’u fuqizuar nëpërmjet nxitjes së punësimit.
“Është pikërisht ky integrimi që duam t’u japim duke i pajisur me aftësi dhe njohuri me qëllim që t’i përshtaten tregut të punës dhe të gjejnë punë kollaj”, – deklaroi ajo.
Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe në dhomën e mjekut të fasonerisë nga ku apeloi që gratë dhe vajzat duhet të kryejnë kontrolle periodike për shëndetin e tyre, sidomos për parandalimin e kancerit të gjirit.
Për këtë, Koçiu deklaroi se për vajzat e gratë kanë vënë në dispozicion dy njësitë e lëvizshme të mamografisë për kryerja e ekzaminimeve falas për kancerin e gjirit.
“Është një nisëm që nuk fokusohemi vetëm në tetor për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, por jemi ndalur në çdo qytet për ta aplikuar pa sistem referimi, 1 muaj në çdo qytet të vendit”, nënvizoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Në ambientet e fasonerisë u stacionuan dy njësi lëvizëse mamografie ku gratë dhe vajzat patëm mundësi të kryenin ekzaminimet falas

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular