Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej në Shkodër, ka anuluar të gjitha takimet dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se kreu i qeverisë kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS, si edhe një takim me strukturat e kësaj force politike në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.
Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK mesditën e sotme.
Ai ndodhej në ambientet e Bashkisë Tiranë kur u shoqërua nga agjentët e BKH-së drejt bllokut të sigurisë “Mine Peza”.
Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.
Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt.
Agjenda e Ramës në Shkodër:
Inspektim fillim punimesh Rr e Komanit, 11:00 – 11:30
Prezantim: Muzeu i Kujteses dhe Xhamia Shkodres, 12:00 – 13:30
Inspektim Rikonstruksion i Rrugeve Fermentim, 13:40 – 14:10
Inspektim rruga Shiroke Zogaj, 14:30 – 15:00
Dreke ne Zogaj, Monday, 15:00 – 16:00,
Takim me te deleguarit e qarkut Shkoder, 16:30 – 18:00
Kthim ne Tirane, 18:00 – 19:30