Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar tek blloku i sigurisë te “Mine Peza” pasi u shoqërua nga oficerët e BKH-së nga ambientet e Bashkisë Tiranë.
Pritej që Erion Veliaj të dërgohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por mësohet se është shoqëruar në Bllokun e Sigurisë tek “Mine Peza”.
Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa.
Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por mësohet se Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.
Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt dhe ka udhëtuar drejt Romës.