BallinaPolitike“Shkodra, kryeqytetit i Veriut”- Rama: Ka hyrë në një fazë të re!...

“Shkodra, kryeqytetit i Veriut”- Rama: Ka hyrë në një fazë të re! Transformimi për fat të keq ka nisur 30 vite me vonesë

spot_img

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër ku prezantoi projektet për rindërtimin e “Muzeut të Kujtesës” dhe hapësirën përreth xhamisë në Shkodër.

Kreu i qeverisë u shpreh se janë dy projekte ambicioze që do të transformojnë Shkodrën, të cilën e quajti kryeqyteti i Veriut.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për barrën financiare që kanë këto investime, por me patjetër që do ta financojmë. Do bashkëpunojmë me komunitetin mysliman dhe të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Shkodra ka hyrë në një fazë të re, ndërsa shtoi se është fillimi i një transformimi që, sipas tij, ka nisur me 30 vite vonesë.

“Por që tani nuk do të ndalet edhe të tjera gjëra të mira kemi në plan dhe të tjera projekte do të bëjmë në mënyrë që kryeqytetit të Veriut ti japim të gjithë rëndësinë, mbështetjen që ka nevojë në aspektin ekonomik”, deklaroi ai.

Edi Rama: Projekte transformuese për Shkodrën. Parku i mbyllur i Xhamisë së Madhe transformohet në një hapësirë që sa ngre lart në pah godinën e xhamisë, aq edhe i shërben komunitetit si një pikë takimi ku ndërthuren të gjitha moshat.

Janë dy projekte ambicioze. Kam bindjen që të dy këto projekte do të kenë impakt të fortë në aspektin e promovimit të qytetit të Shkodrës nderkombëtarisht. Nuk e dyshoj fare që Muzeut të Kujtesës do të jetë një hallkë domethënëse e zinxhirit të këtyre hapësirave që ne kemi filluar të krijojmë që me Bunkart, apo Muzeu i Gjethit, që kanë krijuar goxha impakt. Shkodrës do ti bëhet promovim i mëtejshëm duke bërë që të dalë nga kufijtë e Shqipërisë, patjetër që do sjellë më tepër vizitorë e turistë, që do të thotë më tepër të ardhura dhe më tepër dije për Shkodrën.

Ne jemi shumë të vetëdijshëm për barrën financiare që kanë këto investime, por me patjetër që do ta financojmë. Do bashkëpunojmë me komunitetin mysliman dhe të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Është si një xhami e vendosur mbi një libër të shenjtë dhe do të duhet të realizohet sa më mirë, por nga pikëpamja ekonomike duhet të ketë interes për komunitetin mysliman.

Shkodra ka hyrë në një fazë të re, kjo është e dukshme, e prekshme edhe për qytetarët e Shkodrës dhe vizitorët, ky është fillimi i një transformimi që për fat të keq ka filluar me 30 vite vonesë.

Por që tani nuk do të ndalet edhe të tjera gjëra të mira kemi në plan dhe të tjera projekte do të bëjmë në mënyrë që kryeqytetit të veriut ti japim të gjithë rëndësinë, mbështetjen që ka nevojë në aspektin ekonomik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular