Është paraqitur sërish ditën e sotme (11 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme, ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja.
Burime bëjnë me dije se Bejtja mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 13:30 dhe ka dalë rreth orës 16:00 të ditës së sotme, për arsye ende të panjohura.
Kujtojmë që Ilir Bejtja u paraqit në SPAK dhe një ditë më parë, më datë 10 shkurt.
Ai është shkarkuar nga detyra e zv.ministrit të Energjisë më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie, ndërsa ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Socialiste.
VENDIM PËR LIRIM NGA TË ILIR BEJTJAS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU