BallinaKronikeSherr në spitalin e Dibrës! Shefi i Financave denoncon drejtoreshën në polici:...

Sherr në spitalin e Dibrës! Shefi i Financave denoncon drejtoreshën në polici: Më goditi në fytyrë me një send të fortë!

spot_img

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar sot në spitalin Rajonal të Dibrës.Policia bën me dije se Drejtoresha e Spitalit të Dibrës është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka goditur me një send të fortë në fytyrë shefin e Financave në këtë spital.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12.00.

Ka qenë shefi i Financave ai që ka referuar rastin në policinë e Dibrës.

“Shtetasi me iniciale Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular